Shqiptari thyen arrestin e shtëpisë, kapërcen gardhin dhe i vë zjarrin firmës së tekstileve, “merr në qafë” edhe mikun e tij

min lexim

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga e policisë Italiane, pasi nga hetimet rezulton se i kanë vënë flakën qëllimisht kompanisë Mitumbatex. Sipas mediave italiane, një nga shqiptarët madje kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për të shkuar dhe për t’i vënë zjarrin kompanisë që ndodhet në via Ombrone, në Montemurlo.

Zjarri shkatërrimtar shpërtheu në orët e vona të mbrëmjes së 17 janarit të kaluar brenda ndërmarrjes që prodhon tekstile me lëndë të parë të përftuar nga riciklimi i veshjeve të përdorura.

Ndërkohë, personi tjetër që ka përfunduar pas hekurave është bashkëpunëtor në këtë operacion, pasi ka luajtur rolin e “shoferit”, duke e shoqëruar gjatë gjithë kohës bashkëkombësin e tij.

Për të arritur te dy shqiptarët, të lindur në 1977 dhe 1975, karabinierët e Tenenza di Montemurlo, rindërtuan dinamikën e zjarrit, i cili duke pasur parasysh përmasat e tij kishte kërkuar ndërhyrjen e tre autocisternëve dhe dy ekipeve plus kamionin me shkallë të zjarrfikësve të provincës së Pratos.

Nga analiza e pamjeve video të regjistruara nga sistemi i mbikëqyrjes të kompanisë dhe nga ndërhyrja e parë e zjarrfikësive u kuptua menjëherë origjina e qëllimshme e zjarrit, e dukshme nga një kolonë e lartë tymi e nxjerrë nga flakët.

Gjithashtu kishte shkaqe joaksidentale që ishin evidentuar nga kontrolli teknik i kryer nga zjarrfikësit. Në fakt, në pamjet e nxjerra nga karabinierët, shihet qartë një burrë duke u ngjitur mbi gardhin e kompanisë së prekur nga zjarri dhe më pas duke ikur kur shpërthyen flakët.

U deshën disa muaj, por në fund hetuesit arritën të gjurmojnë dy shqiptarët dhe i arrestuan nën akuzën e zjarrvënies.

Zjarrvënësi i Mitumbatex e pa barrën e përgjegjësive të tij të rëndohej më tej që nga ajo mbrëmje e 17 janarit të kaluar, pasi në muajt e hetimit 45-vjeçari ka përfunduar në pranga për një lloj tjetër krimi.

Kështu njoftimi për masën e re të sigurimit si pasojë e zjarrit të ndezur në kompaninë e veshjeve të përdorura i ka mbërritur në burgun e Dogaias. Nga ana tjetër gjyqtari ka vendosur arrest shtëpiak për bashkëpunëtorin.

Hetuesit ende nuk e kanë të qartë motivin që ka shtyrë dy autorët e dyshuar të vënë zjarrin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmi i disatë ndaj Policisë së Kosovës në veri, reagon shefi i EULEX-it: Akt kriminal, do t’i shtojmë patrullimet në atë zonë

Story i radhës

Edhe pse 54-vjeçe, Monika Lubonja nuk heziton të shfaq format trupore në bikini

Të fundit nga