Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut U-21, Erdon Daci, ka shënuar gol në Ligën e Dytë të Belgjikës.
Ai është ndër me të merituarit për fitoren e Westerlos, duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 6:2 Mouscron-in, në kuadër të javës së 27-të.
Futbollisti Daci realizoi në minutën e 57-të, duke e ngritur epërsinë në 1:4.
Ky ishte goli i dhjetë në këtë sezon për sulmuesin shqiptar me fanellën e Westerlos.
Daci u zëvendësua në minutën e 71-të.
Westerlo tashmë ka siguruar një vend në sezonin e ardhshëm në ligën më të fortë belge, duke kryesuar me 55 pikë.