Shqiptari që dridhi botën, i ndahet urdhri “8 Shtatori” nga presidenti i Maqedonisë

September 8, 2022
min lexim

Sportisti shqiptar, më i miri i të gjitha kohërave, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nënkampion olimpik në vitin 1988 në Seul të Koresë së Jugut, sot iu nda urdhri “8 Shtatori” nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

‘8 Shtatori” është dita e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Tërstena nderohet me çmimin më të lartë shtetëror.

Shqiptari që dridhi botën sportive, është i lumtur që u nderua me këtë çmim dhe për të gjitha të arriturat, i është mirënjohës familjes së tij.

Image

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Tërstena

Tërstena është i vetmi shqiptar që ka arritur dy medalje olimpike, të artën dhe të argjendtën.

Image

Një trim i rrallë në fushën sportive, një sportist që nuk e ka shoqin në jetën private.  

“Presidenti i vendit tonë, Stevo Pendarovski, sot në rezistencën e tij, me 08.09.2022 më ka ndarë Urdhrin “8 Shtatori”.

Të nderuar zonja dhe zotërinj, i nderuari president, i nderuar Ambasadorja e Amerikës, Kosovës dhe Shqipërisë, i nderuari dy kryetarët e komunave, Çairi dhe Buteli, miq e mikesha, të nderuara media, e nderuara familja ime dhe ju të pranishëm, me një fjalë të gjithë ju, një pjesë e popullit që jeni gëzuar për shumë vite me fitoret e mia, në kohërat më të vështira, duke sjellur shumë gëzime nëpër arenat e sportit nga çdo cep i botës derisa arrita në majat e Olimpit, mirëdita. 

Image

Njëkohësisht edhe unë në emrin tim, një pjesë e popullit, ju falënderoj me dorën në zemër për respektin për secilin që ka ditur të çmojë dhe vlerësojë suksesin tim. 

Unë  sot në këtë ditë feste, 8 Shtatori, si një sportist shqiptar, si një  kampion olimpik dhe si sportist i shekullit 20-të në shtetin tonë në Maqedoni, ku jetojmë së bashku, shqiptarë, maqedonas, turq dhe kombësi të tjera.

Image

Presidenti i vendit tonë, Stevo Pendarovski, më dekoroi sot me Dekoratën 8 Shtatori, ky është çmimi më i lartë shtetëror për suksese dhe arritje në sport, gjatë jetës sime kam arritur 757 fitore , kam sjellë edhe shumë medalje dhe titujt. 38 vjet më parë, në vitin 1984 e solla medaljen e parë të artë Olimpike nga Los Anxhelos .

U shpalla kampion olimpik, më i riu, me vetëm 19 vjet, një rekord i të gjitha kohërave në historinë olimpike, që nga viti 1896 dhe deri në Lojërat e fundit Olimpike 2020 në Tokio!

Katër vjet më vonë, në Olimpiadën e radhës në Seul në vitin 1988, sërish për herë të dytë u ngjita në piedestal olimpik, këtë herë duke fituar medaljen e argjendtë, pasi për shkak të lëndimit të gjurit nuk arrita të mbrojë titullin nga Los Anxhelos. 

Në karrierën time u shpalla dy herë mundësi më i mirë në botë dhe në Evropë, madje edhe në vitet Olimpike 1984 dhe 1988.
Gjithashtu jam shpallur sportisti i Shekullit XX në Maqedoni, si dhe sportisti i Shekullit XX për qytetin e Shkupit dhe në vitin 2000 në sallën e kuqe në Prishtinë u shpalla edhe sportisti mbarëshqiptar i shekullit XX.

Shtatë herë jam shpallur sportist i vitit dhe tre herë i dyti në  Maqedoni dhe pesë herë me radhë shpallem më i mirë për sportistët e rinj dhe 11 herë me radhë sportisti më i mirë i Qytetit të Shkupit.

Në një dhomë të vogël kemi jetuar me vëllezërit e mi, јam djalë i nënë Sadijes, një nënë burrëreshë, e që më vonë ia del  djali të shpallet sportisti më i mirë i vitit në Jugosllavi, në vitin 1984, i cili vit ishte më i suksesshmi në historinë e sportit. 

Përveç titullit olimpik kam fituar edhe tetë medalje në europian dhe dy në kampionate botërore, tre medalje në Ballkaniada dhe tri  medalje të arta nga Lojërat Mesdhetare.

Image

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit dhe legjenda Shaban Tërstena

Miq të dashur, tani dëshiroj të them disa fjalë për çmimin më të lartë që ma dha presidenti i shtetit.

Në fakt ky çmimi i lartë që e mora nuk është që ma dhanë dhuratë, pasi me siguri prindërit e mi nuk kanë intervenuar për këtë çmim. Ata nuk kanë ditë as shkrim e lexim, nuk ishin mësues apo ndonjë person që kishin grada të larta akademike ose ndonjë nivel të arsimit të lartë. As nuk jam djali i ndonjë politikani, ministri apo Presidenti. 

Image

Për të marrë këtë çmim të lartë, është harxhuar shumë energji dhe djersë, për të arritur atje në majën e lartë të Olimpit sportiv, atje ku mund të ngjiten vetëm më të fuqishmit, më të guximshmit. Kështu që unë Sh.T. duhej të kaloja një rrugë të vështirë, me gjemba, një golgotë të vërtetë, për të marrë sot këtë çmim e lartë në emrin të popullit nuk është letë . Por çfarë të them tjetër faleminderit dhe me shumë respekt nga sportisti i juaj Shaban Tërstena”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përse shërben lidhja satelitore në modelet iPhone 14

Story i radhës

Sullivan bisedoi me Ramë, i ofroi mbështetjen e ShBA-së pas sulmit kibernetik të Iranit

Të fundit nga

ShkoLartë