Shqiptari pushton mediat turke dhe përzgjidhet në formacionin e javës

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, padyshim që ka qenë lojtari më i mirë në fitoren e ekipit të tij, 2-3 përballë Kajserispor, me 30-vjeçarin që shënoi 2 gola.

Kjo performancë fantastike e vuri sulmuesin shqiptar në formacionin më të mirë të javës në Turqi. Por kjo nuk ishte e gjitha, shkruan Panorama sport.

Cikalleshi gjithashtu ka pushtuar dhe faqen e parë të mediave turke, të cilat shkruajnë: “Kokëfortësi shqiptare”, dhe shtojnë më poshtë: Pavarësisht se humbi fanellën e titullarit nga Ahmed Hasan, sulmuesi shqiptar i Konjasporit, Sokol Cikalleshi nuk hoqi dorë nga puna.

Në mungesë të Hasanit, sulmuesi me eksperiencë, i cili doli në 11-shen e parë të ndeshjes së Kajserispor, shënoi 2 gola në ndeshjen e Kajseriut, ashtu si në ndeshjen e Goztepe, duke e çuar skuadrën e tij drejt fitores”,

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si e ndryshon puna personalitetin tuaj?

Story i radhës

Zëvendësministri Rexhepi hapi biznes formumin RMV– Çeki

Të fundit nga