Zëvendësministri Rexhepi hapi biznes formumin RMV– Çeki

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhje sot mori pjesë në hapjen e biznes forumit në mes Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Rexhepi theksoi se nevojitet intenzifikimi i baskëpunimit në mes kompanive vendase dhe atyre nga Republika e Çekisë me qëllim të rritjesë së këmbit tregtarë në mes dy vendeve.

“Këto partneritete mund të tërheqin investime që të zhbllokojnë potencialin e vendit tonë nëper fusha të ndryshme.Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është motori i ekonomisë vendore ku vetëm në këtë moment investojmë diku mbi 1 miliard euro në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe gazifikimin.

Këtë e shoh si mundësi për bashkëpunim të mëtutjeshëm midis kompanive maqedonase dhe çeke, ku është edhe qëllimi i këtij forumi.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve janë të përkushtuara fuqishëm për mbështetjen e vazhdueshme të të gjithë investitorëve të huaja në vendin tonë”, tha në fjalën e tij zëvendësministri Rexhepi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiptari pushton mediat turke dhe përzgjidhet në formacionin e javës

Story i radhës

Barcelona vazhdon të këmbëngulë

Të fundit nga