Historikisht, shqiptarët kanë ikur nga vendlindja.
Pse?
Është vetëm një arsye dhe ajo është:
Shqiptarët, ç’doherë kanë pretenduar se liria dhe zhvillimi vjen nga qielli, apo nga jashtë.
Historikisht, gjeneratë pas gjenerate, kanë qenë një numër shumë i vogël, t‘cilët kanë qëndruar dhe janë flijuar për ATDHE. Dhe kjo është dëshmia kryesore pse, ç’doherë kemi humbur dhe kurrë vetëm, s‘kemi fituar!
O shqiptar, t‘gjithë ju që keni ikur dhe tani jeni në poste publike, apo edhe në vende pune e keni strategjinë e njejtë, kështu keni vepruar para luftës së fundit dhe po vazhdoni me strategjinë e njejtë edhe pas luftës, tash e 22 vjet!
E keni dëgjuar sigurisht, thënjen shekullore!
Qengji i butë e pi qumshtin nga dy nëna, ndërsa TRADHËTARI e pi t‘gjthë kopen!
Athua pse?!
Të punësuar para luftës dhe të punësuar, pas luftës.
Se SERVILËT, asnjëher të vetme asgjë nuk kanë sakrifikuar, ata janë përkulur, kanë informuar pushtetin dhe ç’doherë me një vend pune, janë shpërblyer.
Ndryshimi i gjendjes së përgjithshme shqiptare, kurrë – kurrë – kurrë s‘do bëhet me ikatar dhe me servil pushtetar.
Servilët në pushtet, janë trajnuar nga okupatori gjenocidial shtetëror serb, për të spiunuar dhe ç‘do gjë, gjithçka shqiptare për të stagnuar dhe pse jo edhe për tė shkatërruar.
Oooo, shqiptar…..!!!!
Shihni gjendjen në arsim, nga ku pritet të dalin kuadro të reja të formuara si intelektual, për t‘i shërbyer qytetarëve dhe njëkohësisht edhe atdheut.
ARSIMI në përgjithësi, qëllimisht jo vetëm është degraduar, mirëpo krejtësisht SHKATËRRUAR, hejjjj është TMERR!
Shihni gjendjen në shëndetësi, kuadrot kryesor t‘cilët i duhen atdheut, ata ikin ç’do ditë.
Shihni gjendjen në Drejtësi!
S‘ka drejtësi në trojet shqiptare dhe madje vetëm për shqiptar, t‘cilët janë Autoktonë në tokën e tyre, s‘ka pasur asnjëher dhe fatkeqësisht, s‘ka DREJTËSI!
Edhe pse e gjithë bota demokratike, ishin para 22 viteve me gjithë potencialin, intelektual dhe ushtarak të drejtuar për të ndihmuar shqiptarët, mjerisht dhe fatkeqësisht tė mjerët shqiptar e kanë humbur edhe këtë mundësi, çuditërisht ne shekullin XXI – 21.
SERVILËT në pushtet, ikja, mjerimi dhe tragjedia, ç’do ditë në derë po na troket!