Shqiptarët në Kosovën Lindore – popull i askujt!

April 3, 2022
min lexim

Sot në Serbi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Nuk kam ndonjë merak për Serbinë apo për zgjedhjet e tyre, por merakosem për shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë , në tre komunat autoktone Shqiptare: Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. Edhe shqiptarët e këtyre tri komunave kanë marrë sot pjesë në këto zgjedhje të shtetit Serb, ashtu siç kanë bërë edhe herët e tjera. Por, kësaj radhe ata u lanë totalisht vetëm, u lanë jetimë.

Askush nga politika e dy republikave shqiptare nuk u interesua për ta, të paktën për sy e faqe, qoftë edhe vetëm për përfitim politik.

Pra, këtë radhë shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre shekullore, në jug të Serbisë , u lanë në fatin e tyre. U lanë duke u përpjekur në hamendësinw e tyre: Të dalin e të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë , apo të mos dalin fare.

Abandonimi i tyre, duke i lënë vetëm, në hallin e tyre, si nga Tirana zyrtare ashtu edhe nga Prishtina zyrtare u pa qartësisht gjatë kësaj jave që lamë pas, ditët e para të Prillit 2022.

Xhanëm, xhanëm, Tirana zyrtare ka qëndruar indiferente ndaj tyre që prej vitit 2000, kur atje luftohej për të drejtën e tyre për bashkim me trungun motër, Kosovën, që jo vetëm i abandonoi gjatë asaj lufte që zhvillonte UҪPMB-ja, por edhe është përpjekur me mish e me shpirt që kjo luftë të mbyllej sa më shpejt e të mos ndërkombëtarizohej e mos faktorizohej aspak.

Kështu i interesonte atëherë Ilir Metës, si Kryeministër i Shqipërisë, për hatër të Serbisë .

Por edhe pas asaj lufte të mbytur, Tirana zyrtare ka vazhduar t’i shoh shqiptarët e kësaj treve të pastër shqiptare si pjesë përbërëse vetëm të Serbisë , e asnjëherë nuk i ka parë ata si pjesë përbërëse të Shqipërisë e të kombit Shqiptar. E themi këtë, pasi nuk e kundërshtoi as atëherë e as sot vendimin e Serbisë për mos njohur fare Shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës,si minoritet.

Tiranës zyrtare kjo popullsi shqiptare që jeton në trojet e veta, në jug të Serbisë , i ka shërbyer dhe është kujtuar për ta, vetëm kur ka dashur të shesë patriotizëm sipas aksiomës: Patriotizmi, është streha e fundit e maskarenjve. Dhe këtë e kemi parë shpesh te ne, nga të gjitha krahët politikë të këtushëm.

Por çdo kush nga ne mund të shtroi pyetjen: Pse nuk na çudit indiferenca e Tiranës zyrtare injorues e Tiranës zyrtare ndaj problemeve ekzistenciale të Shqiptarëve në këto tre komuna etnike shqiptare? Mos u habisni me përgjigjen: ngaqë ka kohë që qeveria zyrtare e Tiranës punon vetëm për interesat e fqinjëve armiq e jo të shqiptarëve.

Ajo që na çuditi edhe më tepër, sidomos kësaj radhe, ishte indiferenca totale e Prishtinës zyrtare, ndaj problemeve të shqiptarëve në këto tre komuna!

Edhe pse disa herë shqiptarët e këtyre tre komunave, në mënyrë të pa organizuar dhe individuale, kanë shkruar shpesh gjatë kësaj kohe, mbi dilemën e tyre të pjesëmarrjes apo jo në këto zgjedhje parlamentare të Serbisë , Prishtina nuk denjoi aspak që t’i kushtonte sadopak vëmendje kësaj çështje.

Por jo vetëm kësaj, por edhe problemit më të madh që po vuajnë shqiptarët në këto komuna: pastrimin modern etnik që Serbia po ushtron ndaj tyre, nëpërmjet vendimit administrativ për Pasivizimin e Adresave.

Madje, Prishtina zyrtare kësaj radhe i kishte të gjithë shanset që të mund të ndikonte jo vetëm pak, por fuqishëm në ndryshimin e kësaj politike shpopulluese anti-shqiptare serbe në këto tre komuna.

Kësaj radhe, kancelaritë perëndimore u shqetësuan se pse Prishtina zyrtare nuk po i lejon serbët e Kosovës që të mbajnë zgjedhje të Serbisë edhe në Kosovë. Ky ishte rasti më I përshtatshëm dhe më I favorshëm për Prishtinën zyrtare për të detyruar këto kancelari ndërkombëtare, që të bënin presion ndaj Serbisë për të ndaluar menjëherë dhe anulluar vendimin për Pasivizim të Adresave në këto troje shqiptare, me kushtin për të lejuar serbët e Kosovës që të organizojnë zgjedhje të Serbisë në Kosovë.

Nuk do e humbiste aspak Prishtina sovranitetin në rast se do arrinte të bënte këtë marëveshje, por do fitonte në rangun kombëtar dhe atë ndërkombëtar, si një negociuese e vendosur për fatet e popullit të saj.

Por jo, Prishtina zyrtare është renditur sipas rrugës së Tiranës zyrtare, për injorimin e shqiptarëve që banojnë në trojet e tyre etnike në jug të Serbisë, si dhe të problemeve të tyre.

Gjithashtu, Prishtina dhe Tirana zyrtare nuk marrin as më të voglin mundim që të paktën të caktojnë një numër të caktuar vendesh në Parlamentet e tyre, të rezervuar për shqiptarët e këtyre trevave, dhe t’i ftojnë ata të votojnë për këta deputetë.

Por që ta bëjnë këtë, Tirana dhe Prishtina janë të detyruara më pare që t’i pajisin qytetarët e atyre komunave me pasaporta shqiptare. Dhe, nëse Tirana zyrtare do e bënte një gjë të tillë, ashtu si e ka bërë Italia për Tirolin e Veriut, atëherë ata do të llogariteshin menjëherë si minoritet, dhe Serbia nuk do mund t’i Pasivizonte Adresën, pasi kështu Serbisë do t’i duhej të jepte shpjegime diplomatike ndaj Shqipërisë. Por edhe ndërkombëtarisht, sepse po përzë qytetarët e një vendi të NATO-s.

Por jo, Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë vendosur që t’i braktisin shqiptarët e këtyre trevave në hallin e tyre. Dhe kështu, si Tirana ashtu edhe Prishtina, mundësojnë që Serbia të vijoi t’i llogaris ata si populli i askujt.

Dhe, duke qënë se mëmëdheu (Shqipëria) i ka braktisur, gjithashtu edhe motra e tyre, Kosova, i ka lënë ata në hallin e tyre. Si rrjedhojë, si jetimë që ata kanë mbetur, nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm veçse të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje të Serbisë, por pa identitet kombëtar, ku të mundohen të zgjedhin aty njerëzit e tyre më patriotë dhe nga ata që nuk e njohin frikën, dhe që janë të gatshëm t’i sakrifikojnë salltanetet e tyre për ekzistencën e popullit të tyre, duke i ngritur fuqimisht, sidomos problemin e Pasivizimit të Adresave, nesër, pasi të zgjidhen në parlamentin e Serbisë; të zgjedhin atje njerëzit e tyre më të devotshëm që t’i kapin për xhakete, qoftë edhe duke i kërcënuar Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, veçanërisht Tiranën zyrtare, e cila e ka të sanksionuar në Kushtetutën e vetë, Neni 8, pika 1, ku thuhet: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”.

Shqiptarët në Presheve, Medvegjë dhe Bujanovc duhet ta kuptojnë se liria nuk vjen duke u lutur, por duke luftuar. Dhe lufta për të shpëtuar shqiptarët e këtyre tre komunave, nuk bëhet vetëm në Serbi, por ajo bëhet e duhet bërë më së shumti në Prishtinë e në Tiranë, të cilat i kan tradhtuar dhe braktisur shqiptarët në këto tre komuna.

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duhet ta kuptojnë se jeta e shqiptarëve të këtyre tri komunave vlen më shumë se jeta e një politikani apo kryeministri ose Presidenti në Prishtinë apo në Tiranë. Vetëm kur ta kuptojmë se atdheu është i joni dhe jo i demagogëve dhe maskarenjve, vetëm atëherë do mund t’i dalim për zot.

Tiranë, më 3 Prill 2022

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrëfim tronditës: Rusët ua lidhën këmbët e duart civilëve dhe i vranë

Story i radhës

Arifi takim me banorët e fshatit Vaksincë

Të fundit nga

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma. Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në
ShkoLartë