Gjyqtarja serbe nga veriu dhe policët që morën pjesë në takimin me Vuçiqin u ndëshkuan nga kryeministri Kurti!
Ata janë serbë! Prandaj ne dhe e gjith bota, duhet të kemi mirëkuptim ndaj tyre. Ata po ashtu e posedojnë edhe dyshtetësinë andaj, pse mos të merrnin pjesë në një takim të tillë të sigurisë shtetërore, kur në pyetje ishte siguia shtetërore e Serbisë.
Duke e mbrojtur shtetin serb ata njëkohësisht në këtë mënyrë e mbrojnë edhe Kosovën, sepse sipas logjikës së tyre Kosova me kushtetutën serbe, është pjesë territoriale e Serbisë.
Duke u nisur nga një logjikë e tillë, politikanët serb reaguan dhe tërë makinerinë ushtarake e bënë gati që t´i turreshin me xhandarmëri e ushtri Kosovës. Pse ? Sepse kryeministri Kurti, po i ndalon zgjedhjet serbe në Kosovë.
Zgjedhjet deri më tani nuk ishin penguar nga qeveritë e më parshme të Kosovës, prandaj edhe EU kërkoi që kjo traditë të vazhdonte rrjedhimisht tutje.
Nganjëherë kryeministrin Kurti është vështirë për ta kuptuar! Ne mezi jemi shkëputur nga Serbia dhe ky kur është në pyetje Serbia, pa turp kalon nga skandali në skandalin tjetër.
Sikur nuk i mjaftojnë tensionet me Serbinë dhe tash së fundi po u kërkon serbëve: ose të fillojnë me pagesën e rrymës, ose do të ballafaqohen me konsekuenca. A sështë ky një presion, që serbët ta lëshojnë Kosovën ?
Kjo është dhunë e hapur ndaj popullatës serbe, sepse ata të shkretit pa dashjen e tyre kanë mbetur në Kosovë. Si kompenzim për këtë qe 20 vite nuk kanë paguar rrymë.
Kështu vepronte shteti i Kosovës për t´u hyrë në hatër popullatës serbe. Tash të njejtat kërkesa do të parashtrojnë edhe “turqi”, romët, boshnjakët, malazezët, goranët, terbeshët, ashkalitë, egjiptianët etj, etj, etj. Edhe ne jemi pakica, thonë. Nëse nuk paguajnë serbët, pse duhet ne të paguajmë. Nëse ata janë popull hyjnorë, çka jemi ne të tjerët, të djallit.
Politikanët serb sa herë që konsiderojnë që po rrezikohen serbët, Kosovës i kërcënohen me luftë. Një kërcënim i tillë u bë edhe këto ditë, sepse kryeministri Kurti (gjykatës) e kishte suspenduar gjyqtaren serbe nga veriu i Kosovës.
Me një kërcënim të tillë racist u paraqit edhe presidenti i Serbisë Vuqiç duke na akuzuar se sebët janë të ndjekur, të shtypur, të përjashtuar nga puna, të diskriminuar, të torturuar, të burgosur, të gjykuar, të vrarë, të plagosur, të masakruar, të përdhunuar dhe me konventa ndërkombëtare po ushtrohet gjenocid ndaj tyre etj.
Të gjitha këto që i numroi Vuqiç i kishte ushtruar ndaj shqiptarëve, po më mirë t´i akuzosh për këto tmerre shqiptarët dhe para bashkësisë ndërkombëtare ta marrësh rolin e viktimës, sesa këto akuza të rëndojnë mbi ty.
Shqiptarët mbetën pa fjalë nga sjellja e presidentit të Serbisë dhe sdinin si të reagonin, po shpejt e bënë një krahasim se si po vepron Putini dhe Rusia sot në Ukrainë.
Ngjashmëria mes tyre ishte rrënqethëse : të njejtat akuza, të njejtën taktikë, të njejtat veprime dhe krejtësisht në mënyrë identike vepron Putin dhe shteti rus ndaj ukrainasëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Pra siç shifet kemi të bëjmë me të njejtin gjenocid ndaj sebëve dhe rusëve. Sa e padrejtë është kjo botë ndaj tyre!
Prandaj kemi të bëjmë me një strategji dhe mentalitet të njejtë, mashtro dhe gënje sa të mundesh. Ska rëndësi të beson dikush apo jo, kryesore t´i besoi gënjeshtrës sate.
Me rëndësi kungulli të shkoi mbi ujë sa të jetë e mundur, po në Ukrainë siç po duket, do të fundoset.
Edhe Kosova do të duhej që me një strategji të ngjashme ushtarake ta fundosë edhe kungullin serb, njëherë e përgjithmonë.
Serbinë vetëm shqiptarët mund ta sjellin në tokë dhe t´i ndihmojnë këtij populli hyjnorë. Ky duhet të jetë misioni ynë afatgjatë.