Shqiptarët i bënë 56 kryengritje të mëdha nga viti 1417-1912

November 28, 2022
1 minut lexim

Janë 56 kryengritje të mëdha nga viti 1417-1912. Një kryengritje çdo 8 vjet në 495 vite robërim.

Në 495 vjet miliona shqiptarë kishin emigruar ose vrarë nëpër luftëra. Shqipëria e vitit 1912 kishte vetëm 780.000 banorë, më pak seç ka Tirana sot.

Në vitin 1912, kur u mëvetësuam nga Turqia, në Shqipëri kishte 99% të popullsisë analfabete, ndërsa shkalla e urbanizimit ishte më e ulëta në Europë me 87% të popullsisë që jetonte ne fshat.

Në 495 vjet nuk u ndërtua asnjë universitet, asnjë teatër publik, asnjë bibliotekë publike, asnjë spital, asnjë vepër e madhe infrastrukturore.

Industria e rëndë dhe planet urbanistike nuk dihej çfarë ishin. Rrugët ishin në shumicën dërrmuese ato që kishte lënë perandoria bizantine. Madje në Durrës Dizdari turk jetonte në kalanë e ndërtuar nga Teodor Komneni në vitin 1225 dhe porti ishte po ai që përdorej nga Venecianët në vitin 1392.

Në shekullin e parë Durrësin e quanin “Taverna e Adriatikut”. Ndërsa në vitin 1571 marinarët dhe udhëtarët e quanin “streha më e ndyrë e kusarëve dhe piratëve”.

Për 495 vjet Shqipëria u rrokullis në abisin e zhulit, injorancës, korrupsionit dhe prapambetjes.

Si sot, 110 vite më parë, Shqipëria vendosi të mëvetësohej nga Turqia.

Gëzuar!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Britania ka mijëra mjekë më pak “për shkak të Brexitit”

Story i radhës

Rusia thotë se centrali në Zaporizhja mbetet nën kontrollin e Moskës

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë