Shqiptarët e Luginës së Preshevës përballë një oportuniteti historik: Me “selfie bashkimtare boshe” apo me memorandum efektiv vendosmërie?

min lexim

Duke çmuar provat e vlefshme të veprimit politik dhe parlamentar që ka manifestuar në mandatin e kaluar deputeti i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, z..Shaip Kamberi, i zgjedhur tash edhe për një mandat të ri, konsideroj se në këtë mandat deputeti z.Shaip Kamberi ka përpara një OPORTUNITET POLITIK HISTORIK PËR T’I BËRË NJË SHËRBIM SHUMË TË MBARË PËR ZGJIDHJEN OPTIMALE TË PROBLEMIT KOMBËTAR TË LUGINËS, duke e vënë imperativisht autoritetin e vet moral e kombëtar të sprovuar në lëvizje dhe në veprim konkret efektiv në drejtim të një mobilizimi dhe ndikimi politik të shqiptarëve të Luginës me një mobilizim me autoritetin për ta integruar zgjidhjen optimale dhe të qëndrueshme të këtij problemi vital për interesat legjitime të shqiptarëve.

PËR ta integruar efektivisht për zgjidhje përmes reciprocitetit në statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Luginë me minoritetin serb në Kosovë, duke e personalizuar, specifikuar këtë status sipas realiteteve, dhe me këtë krijohet mekanizmi I frenimit edhe i “pretendimeve serbe” për të mos shkuar përtej sistemit juridik të Kosovës në krijimin e ndonjë entiteti juridik të komunave pa substancë demografike (substancë fiktive, të shpifur), pretendime që i ka rrezuar në mënyrë legjitime dhe legale Gjykata kushtetuese e Kosovës.

OPORTUNITETI AKTUAL, I KRIJUAR ME FAZËN MË TË LARTË TË DIALOGUT KOSOVË-SERBI është një shans shumë i vlefshëm HISTORIK, po qe se shfrytëzohet me vendosmëri, për ta implementuar këtë status juridik-kushtetues reciprok.

Ky lloj reciprociteti u shpall si zgjidhje fillimisht, dhe aty jam i bindur se do ta mbarojë pozitivisht për ne edhe me mbështetjen nga UNIONI EUROPIAN dhe nga SHBA, sepse ky opsion legjitim europian u shpall si zgjidhje nga vetë këta faktorë ndërkombëtarë, para jo plot një viti dhe mbeti që shqiptarët (KOSOVA dhe përfaqësuesit e Luginës t’ japin një shtysë të vendosur, po, si e kam ndjekur në detaje këtë, kjo shtysë e pritur SHQIPTARE është lënë në hije nga vetë në shqiptarët, atje dhe në Kosovë.

Konsideroj se ka ra ora që s’duhet humbur me “selfie boshe” takimesh Preshevë-Prishtinë”, si po ndodh, por të veprohet efektivisht që tashmë ky opsion të vihet domosdoshmërisht si prioritet në veprimin e PËRBASHKËT politik e kombëtar, duke e artikuluar demarshin një një dokument, Platformë apo Memorandum, dhe me veprime konkrete për ta legjitimuar para instancave europiane dhe euro-atlantike si vullnet demokratik LEGJITIM dhe të vendosur të shqiptarëve të Luginës.

Autori është bashkautor në formulimin e “Statusit bashkështetformues të shqiptarëve në Maqedoni”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputetët e shumicës pengojnë fjalimin e Milloshoskit, ia kërkojnë pasaportën bullgare

Story i radhës

BE-ja reagon ndaj njoftimit për hapjen e televizionit Russia Today në Serbi

Të fundit nga