Shqiptarët e Kosovës luajnë natën, ja kush na sulmonte në vitin 1991!

October 27, 2022
1 minut lexim

Vitet e 90-ta, vitet e terrorit të paparë në botën e njerëzimit, pushtuesi serb sulmonte me tërë makinerinë popullatën shqiptare të Republikës së Kosovës.

Gjithçka shqiptare u sulmua, u dëbuan nga puna, u mbyllën shkollat,  u mbyllë Universiteti i Prishtinës, u uzurpuan stadiumet dhe palestrat sportive, u mbyllën mediat shqiptare e çka jo tjetër. 

Serbia bënte terror të paparë kundër shqiptarëve, pa zgjedhur moshë e gjini.

Image

Një farë mediumi serb Sportski Zurnal” kur sulmonte shqiptarët 

Një farë gazete ditore sportive e Serbisë, “Sportski Zurnal”, argat i fuqishëm i makinerinë vrastare të Sllobodan Millosheviqit, i quante  sportistët shqiptarë të Kosovës, separatistë dhe po luajnë natën.

Separatistë se po luajnë futboll, basketboll, hendboll, volejboll etj.    

“Shqiptarët luajnë natën, nuk mund të luajnë fshehurazi!”, ky ishte titulli skandaloz i një farë mediumit serb.

Ky shkrim është botuar edhe në librin e Ejup Maxherës dhe Sejdi Mërkojës, duke pasqyruar se terrori serb ishte në të gjitha anët.

Jo vetëm gazetat politike serbe por edhe ato sportive  turreshin me tërë fuqinë kundër sportistëve të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Johnson po planifikon “Planin Marshall për Ukrainën”

Story i radhës

Rahoveci shkruan tjetër kapitull historik

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë