Shqiponja fiton titullin e kampionit te pionieret

1 minut lexim

Shqiponja e Gjakovës është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pioniereve.

Në finalen në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Ferizajn me rezultat 29:24.

10:8 ishte rezultati pas pjesës së parë e 20:15 pas pjesës së dytë.

Image

Medina Musa shënoi 11 gola për Shqiponjën. 7 i kishte Jonesa Bajrami e 6 Orgesa Gola.

Te Ferizaj u shqua Sumea Sadiku me 14 gola. Aulona Hyseni i shtoi 4.

Me finalen e bukur u kompletua një edicion shumë i suksesshëm në kampionatin e pioniereve. Gara ishte shumë interesante, ndërsa skuadrat shfaqën nivel të lartë që jep shpresë për gjeneratë shumë premtuese që po vjen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB me thirrje për kujdes kur lëvizni nëpër pyje, një gabim i vogël mund të shkaktojë zjarr të madh

Story i radhës

Familja e Almeda Abazit bekohet me një tjetër bebe

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,