GRUBI BUSHI

Shqipja në uniformat e “Tigrave”, zv/ministri Bushi: Do të shohim…

March 24, 2022
1 minut lexim

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, gjatë ditës së sotme u pyet në lidhje me gjuhën shqipe në uniformat e njësitit “Tigrat”.

Ai tha se zbatimi i shqipes në uniformat policore do të jetë në përputhje me Dekretin që buron nga Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe me Marrëveshjen Ohrit.

“Qeveria solli njëzëri ndryshimet e Dekretit në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo zbatimi do të jetë komfor Ligjit dhe Marrëveshjen së Ohrit. Kështu që do të shohim”, deklaroi Bushi.

Kujtojmë se ditë më parë, numri një i policisë, Oliver Spasovski kishte deklaruar se në këtë dekret nuk do të përfshihen “Tigrat”, ngase ata veprojnë në nivel shtetëror ndërsa Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20%.

MARKETING

RENT A CAR

ZUDI 4
Story i mëparshëm

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup Zudi Enuzi nuk ndalet. Vazhdon aktivitetet për pastrimin pranveror të komunave

mbrojtesin shqiptar e do liverpooli 623c6a541b072
Story i radhës

Mbrojtësin shqiptar e do Liverpooli

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë