Shqipërisë i përsëritet e njëjta histori pas kaq shumë vitesh!

January 27, 2022
min lexim

Shqipërinë e duamë ne shqiptarët kudo që jemi sepse është shteti i shqiponjave, i Skënderbeut dhe shteti ynë amë.

Sa herë dëgjojmë se në kuadër të këtij shteti ndodhin gjëra të mira gëzohemi, e kur ndodhin ngjarje të pa këndshme vërtetë ndihemi shumë keq dhe gjithmonë lutemi që mos të jenë të vërteta këtë e bëjmë nga dashuria e madhe dhe e zjarrtë që e kemi për Shqipërinë, veçanërisht ne shqiptarët që jetojmë jashtë Shqipërisë.

Këto ditë pa pritë pa kujtuar dëgjojmë një lajm , të cilin më parë as nuk do të mund ta imagjinonim, u tha se në Shqipëri në të gjitha shkollat do të mësohet gjuha turqishte për hir të raporteve miqësore dhe të bashkëpunimit në shumë fusha me shtetin e Turqisë.

Nuk është keq ta mësosh cilëndo gjuhë, bile thuhet se shkrimtari ynë i njohur Fan Stelio Nali, i ka zotëruar shumë gjuhë të huaja, por lidhur me hyrjen e turqishtes në kurrikulat e shkollave në Shqipëri, nuk u kuptoj se a do të mësohet edhe gjuha shqipe në shkollat në Turqi, posi që atje thuhet se jetojnë mbi 7 milionë shqiptarë…

Për në Shqipëri , nuk mund të pohoj se sa është numri i shtetasve turq, sepse vërtetë nuk e di, por kur dëgjova këtë lajmë kaq “interesant” dhe të rëndësishëm thash Shqipërisë po i përsëritet e njëjta histori: Pas luftës dytë botërore thuaja se në të gjitha shkollat në Shqipëri mësohej rusishtja , deri në prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-ruse në kohen e diktatorit Hoxha.

Unë nuk them se marrëdhëniet shqiptaro – turke ruana zot se mund të kenë të njëjtin fat si ato shqiptaro-ruse, por amë dy çështje do të doja t’i pohoja , mundësisht Qeveria Rama, t’i lut qeveritarët turq, që edhe në Turqi, në shkolla të mësohet gjuha shqipe për hir të raporteve aq të mira miqësore dhe të bashkëpunimit thuajse në të gjitha fushatë që i kemi me popullin mik turk.

Madje me shkoj mendja të pyes, pse në shkollat shqipe ne Shqipëri nuk mësohet ta zëmë gjermanishtja apo edhe ndonjë gjuhë tjetër e ndonjë shteti në perëndim, në të cilat shtete më se shumti shkojnë shqiptarët për të punuar dhe shkolluar, për në Turqi, nuk kam dëgjuar se kanë shkuar aq shumë shqiptarë për të punuar, ç’është e vërteta në Gjermani, ndodhen mbi 5 milionë punëtorë turq dhe numri i turqve që punojnë në Gjermani, për çdo vit vetëm sa vjen e rritet…

Kombet e ndryshme gjithmonë dhe historikisht kanë bashkëpunuar duke i respektuar kulturat dhe dallimet në mes kulturave tyre.

Kombet sa do të vogla të jenë, kurrë nuk pranojnë t’ju cenohet dhe nënçmohet identitetit i tyre kulturore dhe e kaluara e tyre historike.

Kombet të cilat pranojnë që kultura, gjuha, origjina dhe historia e tyre të dominohen nga kulturat e kombeve dhe popujve tjerë janë të destinuara për tu asimiluar.

Nuk e di sa të vetëdijshme për këtë janë disa kombe pa e lënë anësh këtu edhe kombin tonë shqiptarë

Dikur për shkak të respektimit të vëllazërim – bashkimit me serbo-jugosllavët dhe respektimin e internacionalizmit proletarë PPSH, me në krye Enver Hoxhën, ndalojë veprën më të rëndësishme në historinë e letërsisë shqipe “Lahutën e Malcisë”, dhe autorin e kësaj vepre e shpallën armik të shtetit shqiptare, ky është vetëm një shembull i vogël ndër shumë shembuj tjerë se si një politikë absurde dhe shkurtpamëse vepron kundër vlerave kulturore dhe historike të kombit të saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pendarovski: Do të tentoj të jap kontributin tim personal në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Story i radhës

​Austria shënon mbi 43.000 raste të reja me COVID-19

Të fundit nga

ShkoLartë