​Shqipëria prezanton prioritetet e saj në drejtimin e KS të OKB-së

min lexim

Prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor janë të lidhura me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i përhershëm Ferit Hoxha në fjalën e parë pasi Shqipëria mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Hoxha bëri me dije se presidenca shqiptare do të nisë punën me një debat të hapur të nivelit të lartë për forcimin e llogaridhënies për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Këtë debat do ta drejtojë kryeministri Edi Rama ditën e nesërme, temë e cila do të jetë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për anëtarët e tjerë.

Ndërsa, në 15 qershor, do të jetë një Debat i Hapur i nivelit të lartë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me titull: “Mbajtja e premtimeve: Roli i organizatave rajonale në zbatimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”, që do të drejtohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Ndonëse një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skandal në Angli/ Gazetaren sportive e godasin në të pasme teksa merrte një deklaratë!

Story i radhës

Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të Bashkimit Demokratik për Integrim

Të fundit nga