shqiperia nuk eshte ne shitje eurodeputeti gjerman flet ne parlamentin europian per protestat ne tirane 6a31c54f6ab70

“Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë

June 16, 2026
min lexim

Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e protestave që po zhvillohen në Shqipëri për mbrojtjen e Lagunës së Nartës dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se vendi nuk duhet të sakrifikojë pasuritë natyrore për interesa ekonomike.

“Ajo është protesta e njerëzve që nuk pranojnë më që natyra e çmuar të sakrifikohet për projekte të mëdha ekonomike”, tha ai.

Në fjalën e tij, Everding tha se mijëra qytetarë shqiptarë po dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur një nga zonat më të rëndësishme ligatinore të rajonit të Mesdheut.

Sipas tij, kjo protestë nuk është vetëm një çështje mjedisore, por një reagim qytetar për transparencë dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Mijëra njerëz në Shqipëri dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur Lagunën e Nartës. Ata po luftojnë për një nga zonat më të rëndësishme ligatinore në të gjithë rajonin e Mesdheut, një habitat për mijëra flamingo dhe shumë specie të tjera të rralla”, tha Everding.

Ai shtoi se qytetarët shqiptarë po tregojnë guxim, po ngrenë zërin për transparencën dhe po kërkojnë që vendimmarrjet të mos udhëhiqen vetëm nga interesat e disa individëve.

“Populli shqiptar po tregon guxim. Ai po ngre zërin për transparencën, për mbrojtjen e mjedisit dhe për një të ardhme që nuk duhet të përcaktohet vetëm nga interesat e pak individëve përfitues”, u shpreh eurodeputeti.

Everding ka theksuar se vendimmarrjet e ndikuara nga korrupsioni dëmtojnë besimin te institucionet.

“Kush shkatërron mjedisin, toleron korrupsionin dhe shpërfill interesat e qytetarëve, rrezikon edhe besimin te rruga evropiane e Shqipërisë”, deklaroi ai.

Sebastian Everding: Shqipëria nuk është në shitje. Mijëra njerëz në Shqipëri dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur Lagunën e Nartës. Ata po luftojnë për një nga zonat më të rëndësishme ligatinore në të gjithë rajonin e Mesdheut, një habitat për mijëra flamingo dhe shumë specie të tjera të rralla.

E ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” është shumë më tepër sesa një lëvizje mjedisore. Ajo është protesta e njerëzve që nuk pranojnë më që natyra e çmuar të sakrifikohet për projekte të mëdha ekonomike.

Populli shqiptar po tregon guxim. Ai po ngre zërin për transparencën, për mbrojtjen e mjedisit dhe për një të ardhme që nuk duhet të përcaktohet vetëm nga interesat e pak individëve përfitues.

Dhe duhet ta themi qartë, aty ku korrupsioni ndikon në vendimmarrjet politike, vihet nën presion njëkohësisht demokracia, shteti i së drejtës dhe mbrojtja e natyrës.

Kush shkatërron mjedisin, toleron korrupsionin dhe shpërfill interesat e qytetarëve, rrezikon edhe besimin te rruga evropiane e Shqipërisë. Evropa përfaqëson shtetin e së drejtës, transparencën dhe mbrojtjen e komuniteteve tona.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kqz deri te merkuren perfundon numerimi i votave nga diaspora 6a31c4d2c9c48
Lajmi i mëparshëm

KQZ: Deri të mërkurën përfundon numërimi i votave nga diaspora

raporti marreveshja shba iran i lejon teheranit te nise menjehere shitjen e naftes dhe karburanteve 6a31c5b097f2e
Lajmi i radhës

Raporti: Marrëveshja SHBA-Iran i lejon Teheranit të nisë menjëherë shitjen e naftës dhe karburanteve

Të fundit nga

ShkoLartë