kqz deri te merkuren perfundon numerimi i votave nga diaspora 6a31c4d2c9c48

KQZ: Deri të mërkurën përfundon numërimi i votave nga diaspora

June 16, 2026
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në mesditën e së mërkurës do të përfundojë numërimi i të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri në fund të ditës së sotme do të procedohen për numërim 216 nga gjithsej 223 kuti votimi, në të cilat janë sistemuar zarfet me fletëvotime të diasporës.

Sipas tij, shtatë kutitë e mbetura pritet të fillojnë të numërohen në orët e mëngjesit të së mërkurës, duke e çuar drejt përmbylljes një nga fazat kryesore të procesit zgjedhor pas ditës së votimit.

Paralelisht me numërimin e votave të diasporës, KQZ do të nisë edhe procesin e numërimit të votave me kusht, i cili është zhvilluar në 52 vendvotime me kusht në mbarë vendin. Në këtë kategori janë evidentuar gjithsej 8,751 votues.

Po ashtu, do të fillojë edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.

Me përfundimin e numërimit të votave nga diaspora dhe fillimin e trajtimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, procesi i numërimit të rezultateve zgjedhore po hyn në fazën përmbyllëse.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

romano prodi amerika nuk eshte me motra e europes 6a31c046550a4
Lajmi i mëparshëm

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

shqiperia nuk eshte ne shitje eurodeputeti gjerman flet ne parlamentin europian per protestat ne tirane 6a31c54f6ab70
Lajmi i radhës

“Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë