Shqipëria mund të luajë një miqësore me kampionët e Europës në “Air Albania”

1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare mund të luajë një miqësore me Kombëtaren italiane në “Air Albania” gjatë periudhës së Botërorit Katar 2022.

Duke qenë se Lega A ka caktuar 10-12 ditë pushim për kampionatin italian, në këtë kohë Kombëtarja italiane do të vijë për të zhvilluar një ndeshje miqësore në Tiranë.

Lajmin e ka dhënë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina gjatë një interviste.

“ Kemi një mbledhje me stafin teknik të Kombëtares këtë javë për dy miqësore gjatë kohës së Botërorit. Me shumë mundësi njëra prej tyre do të jetë ajo me Shqipërinë në Tiranë”, ka thënë Gravina për RadioRai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja kur Ziadin Sela do ta dorëzojë dorëheqjen

Story i radhës

​Eshtrat e dy fëmijëve u gjetën në valixhe në Zelandën e Re

Të fundit nga