Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan

February 13, 2025
1 minut lexim

Ekipi i ekspertëve të AKSK dhe AKSHI kanë fituar sërish vendin e parë në Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise, duke tejkaluar ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ky ushtrim tre-ditor, i organizuar në Tiranë nga CybExer Technologies dhe e-Governance Academy (eGA), sfidoi ekspertët në mbrojtjen e një infrastrukture të plotë IT ndaj sulmeve të simuluara nga një Red Team i specializuar.

Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan për

Ky sukses vërteton edhe një herë përgatitjen dhe aftësinë e ekipit tonë në zbulimin, mbrojtjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike në kohë reale. Shqipëria po ndërton një sistem të fortë mbrojtjeje kibernetike dhe ky rezultat është një dëshmi tjetër e përkushtimit të ekspertëve tanë! /SCAN

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Qeveri të re, dështim zgjedhjesh apo zgjedhje të reja”, juristi sqaron se ҫka do të ndodhë pas zgjedhjeve

Story i radhës

Kuvendi i votoi ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, të zgjedhurit ose të emëruarit do të mund të punojnë deri 67 vjet

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë