kuvendi i votoi ndryshimet e ligjit per marredhenie pune te zgjedhurit ose te emeruarit do te mund te punojne deri 67 vjet 67ae4d88cd007

Kuvendi i votoi ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, të zgjedhurit ose të emëruarit do të mund të punojnë deri 67 vjet

February 13, 2025
1 minut lexim

Kuvendi sot miratoi shumë propozime të ligjeve për ndryshime dhe plotësime siç janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtër, transmeton MIA.

Me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, personat e zgjedhur ose të emëruar nga organe kompetente mund të vazhdojnë ta kryejnë funksionin e tyre edhe pas përmbushjes së kushteve për pensionin e pleqërisë, por më së shumti deri në 67 vjet.

Sipas propozuesve, deputetëve të VMRO-DPMNE-së, me ndryshimet pritet krijimi i mundësisë për tejkalim të shpejtë dhe me kohë të problemit me deficitin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë dhe në mënyrë konsekuente me këtë përmirësimin e efikasitetit të procedurave gjyqësore, si dhe qasjes në drejtësi për qytetarët. Për opozitën, propozimi është antikushtetues dhe në kundërshtim me parimin e barazisë.

Ndryshe, Ministria e mëparshme e Punës dhe Politikës Sociale në vitin 2021 e ka hartuar Projektligjin e ri për marrëdhënie pune, po ka ngecur për pesë vite, ndërsa nuk ka asnjë njoftim se deri ku është procesi. Me të, ndër të tjera, sigurohet edhe pushimi i lindjes për gjithsej 13 muaj, nga të cilët 9 për nënën dhe 4 për babanë.

Ligji ishte dashur të hynte në fuqi në vitin 2022, por deri më tani, përveç njoftimeve për dëgjesa publike, asgjë tjetër nuk është publikuar.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shqiperia kampione e sigurise kibernetike ne ballkan 67ae4d4dadff5
Story i mëparshëm

Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan

gjyqtari bllokon edhe nje jave urdhrin e presidentit trump mbi usaid n 67ae51c44e0dc
Story i radhës

Gjyqtari bllokon edhe një javë urdhrin e Presidentit Trump mbi USAID-n

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
ShkoLartë