Sa ka shënuar historia dhe sa kam përjetuar unë ,sa herë që Kosova ka pasur nevojë për ndihmën e Shqipërisë,Shqipëria gjithmonë mbeti në krizë për vete, e jo më që ta ketë ndihmuar Kosovën.
Shikoni akoma edhe sot se në cfarë gjëndje është Shqipëria, kur pushteti i sotëm është shëmbulli më i keq për keqqeverisje në historinë e Shqipërisë , me një qeveri e kaplluar dhe e zhytyr ne korrupsion e në një abuzivizëm e papërgjegjshmëri publike e kombëtare të pashëmbullt në rajon e më gjërë.
Jo vetëm qeveria dhe pozita, por shikoni se në cfarë amullie e gjëndje mjerane është edhe opozita politike shqiptare e coptuar në tre grupime, dhe madje edhe në vetë ato grupime nuk dihet se cfarë janë, bëjnë e veprojnë.Është fatkeqësi që politika në Shqipëri gjithmonë ka spekuluar paturpësisht me vlerat e luftës, sakrificave dhe me ato të demokracisë e të mbështetjes së SHBA-ve për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor..
Dhe po kështu, si përvojë ndaj kësaj politike të Tiranës, një dëm të madh i kanë bërë shtetit dhe vlerave të luftës e të demokracisë edhe politika dhe politikanët e Kosovës, “komandantët” e luftës, të cilët shfrytëzuan vlerat dhe meritokracinë e jashtëzakonshme të saj e të demokracisë si dhe mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së vetëm për interesa personale, familjare e klanore pasurimi e korruptimi.
Këtu në Shqipëri e pëson nga politika ai individ i cili kritikon politikën e Tiranës për harresën apo neglizhencën djallëzore për Kosovën , por sidomos izolohen dhe nuk i don politika e Tiranës ata shtetas e qytetarë të Shqipërisë të cilët kritikojnë politikat dhe qëndrimet politike e qeveritare antiKosovë.Fatkeqësisht e tillë nuk është vetem politika ,por janë edhe mediat, gazetat e televizionet të cilat nuk japin informacione për Kosovën përvecse përciptazi e kalimthi ndonjë lajm, dhe madje publiku në Shqipëri nuk ndjek televizionet, as nuk u interesojnë shumë ngjarjet se cfarë ndodh në Kosovë, madje as për ato sportive.
Pikërisht këta shqiptarë patriotë, kontributorë për Kosovën dhe Kosovëdashës nga Shqipëria, këta nuk i dëshiron dhe as nuk i respekton as politika në Kosovë, sepse politika në Kosovë është e korruptuar, politikanët e saj janë hipokritë të cilët e duan dhe u pëlqen vetëm vetja e tyre dhe interesat e ngushta familjare, bizneset e tyre, dhe është akoma atje një politikë inferiore dhe “servile” karshi politikës së Tiranës.Politikanët e Kosovës vijnë e shkojnë në Tiranë, nëpër resorte e nëpër plazhe dhe kaq mjaftohen ata.
Politikanët e shtetarët e Kosovës vizitojnë Shqipërinë, dalin e duken nëpër mediat e Shqipërisë sidomos ne kohe votimesh vetëm për t’ua paraqitur këto si trofe dhe për mashtrim publik për të marrë respekt e vota në Kosovë, për t’u thënë shqiptarëve në Kosovë se shikoni se sa shumë na don Shqipëria.
Kështu ka ndodhur deri tani, por fatmirësisht politika shqiptare e Kosovës me Albinin kryeministër dhe me Vjosën Presidente ka ndryshuar tërësisht nga ata paraardhësit e tyre, si një politikë e re me vizion e përkushtim patriotiko-kombëtar e interesuar seriozisht për interesin kombëtar dhe për zhvullim , progres dhe për shtetin ligjor.
Shqipëria e ka për detyrë ta ndihmojë Kosovën , shtetin shqiptar i cili e fitoi pavarësinë me shumë sakrifica, me shumë gjak e përpjekje për mbijetesë, pasi Shqipëria është shtet që prej më shumë se 100 vite.Tani Shqipëria e ka shumë të lehtë për ta ndihmuar Kosovën për shtetndërtim, për zhvillim , për integrim, për njohje ndërkombëtare sepse Kosova tashmë është shtet dhe nuk është më e pushtuar dhe as koloni e Serbisë.
Së pari Shqipëria mund ta ndihmonte Kosovën nëse vetë ajo ndërton shtetin modern e ligjor, nëse lufton krimin dhe korrupsionin dhe ndërton shtetin e vet juridik e moral me standarde moderne.
Kosovën e ndihmon një Shqipëri e zhvilluar demokratikisht, e zhvilluar ekonomikisht, e fortë ushtarakisht, e integruar në BE dhe jo si deri më sot ku Shqipëria prodhon dhe ekporton drogë, korrupsion dhe mbeti gjithnjë mbrapa në luftën kundër krimit e korrupsionit, mbeti e prapambnetur demokratikisht dhe në varfëri e papunësi si dhe problematike në eksod.
Shqipëria duhet ta ndihmonte Kosovën duke “eksportuar” në Kosovë një model, edukatë, kulturë dhe eksperiencë shëmbullore mirëqeverisjeje e shtetndërtimi.
Mirëpo Shqipëria duke mos i pasur këto virtyte politike, faktikisht ndikoi për keq. Kjo pasi politikanët dhe shtetarët e Kosovës u ndikuan dhe morën dhe promovuan në politikë e qeverisja edhe ata korrupsion,papërgjegjshmëri, hajdutëri dhe keqpërdorim e abuzim me pronat,pasuritë e me besimin dhe paranë publike ashtu si politikanët e shtetarët e Shqipërisë.
Ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë problem i madh është sistemi i drejtësisë,ku drejtësia në dy shtetet shqiptare është një drejtësi thellësisht politike, oligarkike dhe e korruptuar. Pra Shqipëria do e ndihmonte shumë Kosovën nëse Shqipëria do të kishte pasur një sistem juridik të fortë, të pakorruptuar e profesional ku Kosova do të merrte eksperiencën dhe shëmbullin e saj.
Mirëpo akoma edhe sot qytetarët e Kosovës e shohin me dëshirë dhe me shumë shpresë se ndihma më e madhe Kosovës do t’i vinte nga Shqipëria.
Kosovarët sikur akoma më shumë janë të interesuar për Shqipërinë dhe pastaj për Kosovën , pasi akoma e shohin Shqipërinë si faktorin kryesor që mund ta ndihmojë Kosovën, shtetin e Ri të Kosovës.
Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën duke qëndruar pranë saj, duke u konsultuar me Prishtinën dhe hartuar një plan-projekt strategjik gjithëkombëtar e të ndërtojë aleanca strategjike me ato shtete që janë miq dhe aleatë besnik të shqiptarëve.
Por a po e luan aktualisht Shqipëria një rol të tillë?!
Jo ashtu si duhet, por madje në disa raste edhe përkundrazi,ka vepruar kundër interesave të Kosovës,aq sa dëgjohen shpesh opinione, ankesa dhe dëshpërime të tilla si: “mirë hajër nuk po kemi nga politika e Tiranës, po të paktën sherr e keq të mos na bëjë”