Shqipëria dhe Mali i Zi u pajtuan për ndarjen e shumës së nevojshme për ndërtimin e urës mbi lumin Buna

Shqipëria dhe Mali i Zi u pajtuan për ndarjen e shumës së nevojshme për ndërtimin e urës mbi lumin Buna që lidh Ulqinin dhe Velipojën, ka njoftuar faqja zyrtare e qeverisë së Malit të Zi, ku thuhet se të dy vendet do financojnë nga 50 për qind të mjeteve të ndërtimit dhe harxhimet e përgjithshme përfshirë mirëmbajtjen e shërbimeve tjera të projektit, shkruan RTVCG, transmeton “Bota Sot”..

Vlera e saktë e urës mbu Bunë do të dihet pas kompletimit të dokumentacionit të projektit.

“Mjete të caktuara për implementimin e projektit të parashikuar janë ndarë edhe me ligjin e buxhetit t[ Malit të Zi për vitin 2023, në kuadër të drejtorisë për komunikacion” thuhet në propozimin për inicimin dhe përfundimin e bisedimeve për marrëveshje mes dy vendeve për ndërtimin e urës mbi lumin Buna”, thuhet në propozimin për bisedime të qeverisë malazeze.

Plani i përbashkët i Shqipërisë dhe Malit të Zi i kumtuar më herët është që së bashku deri 2024 të ndërtojnë urën mbi lumin Buna që do lidh qytetin e Ulqinit dhe Velipojën si qytetin më jugor në Malin e Zi dhe qytetin më verior të Shqipërisë Velipojën.

Ura do të jetë e gjatë 310 metra dhe do të shkurtoj rrugën nga plazha e madhe e Ulqinit deri Velipoj[ nga 70 kilometra aktualisht në disa kilometra, plani i urës është prezantuar nga kryeministrat Rama edhe Abazoviç gjatë samitit lidhur me Ballkanin e hapur në Ohër.

Sipas projektit, ura mbi Bunë do të lidh vendbanimin Sveti Nikola në Ulqin dhe Puljaj në Velipojë.

Ura do ketë dy shirita rrugor qarkullimi pak më të gjera se 4 metra dhe do ketë edhe trotuare edhe shtigje për biçikleta. Lartësia e urës në krahasim me nivelin e urës do të jetë 10 metra, ashtu që mos të pengohet qarkullimi në lumin Buna.

I gjithë projekti do kushtoj rreth 9 milionë euro dhe punimet parashikohet të kryhen për 18 muaj, ura parashikohet të ndërtohet në pjesën me dy dalje që formohet tek Ada e Bunës në Malin e Zi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Masakra në Hoxhali: Njolla e zezë në historinë e njerëzimit

Story i radhës

Shpat Kërleshi nga Kosova është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Albania

Të fundit nga