Ka përfunduar ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Estonisë e zhvilluar në “Air Albania” në Tiranë e cila nuk ka dhuruar asnjë gol duke përfunduar me rezultat 0-0.
Pjesa e parë u karakterizua me një lojë shumë të zbehtë dhe të ngadalshme nga të dy skuadrat të cilat nuk treguan angazhim maksimal për të gjetur golin.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë aplikuan lojë më agresive dhe më kërkuese duke krijuar disa raste të mira për gol përmes Uzunit dhe Brojës, por as ata nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet e tyre.
Ndryshe, Shqipëria erdhi në këtë ndeshjes pas humbjes nga Izraeli në Ligën e Kombeve ku pësoi disfatë me rezultat 2-1 edhe pse të përzgjedhur e Edi Rejës kishin kaluar të parët në epërsi me golin e Armando Brojës.