​Shqipëri, para 97 vjetësh hyri në fuqi sistemi republikan i qeverisjes

February 1, 2022
1 minut lexim

Më 1 shkurt 1925, në Shqipëri hyri në fuqi sistemi republikan i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i mëparshmi.

Ahmet Zogu merr përsipër postin e presidentit kombinuar me rolin e kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i shtetit dhe kryetar i Qeverisë, Myfid Libohova merr Ministrinë e Jashtme, krahas asaj të Financave.

Reforma e parë ishte shpërndarja e ushtrisë, eliminimi i Ministrisë së Luftës, zëvendësimi i saj me një Komandë të Përgjithshme.

Disa historianët thonë se me këtë hap Zogu hakmerrej ndaj ushtarakëve që kishin marrë pjesë në “Revolucionin e Qershorit” përkrah Fan Nolit.

Kjo gjithashtu shihet si masë paraprake kundër zhvillimeve të ngjashme në të ardhmen, dhe si vendosje e një kontrolli të plotë të drejtpërdrejtë, pak nga pak, republika e shpallur parlamentare po shndërrohej në autokraci e monarki.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mësoni nga rutina e mëngjesit e shefit Ekzekutiv të Google, bazohet në 3 gjëra të thjeshta

Story i radhës

Moti për ditën e sotme

Të fundit nga

Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X

Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime. Përdoruesit ende
sqmken
ShkoLartë