Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado, priti në një takim të posaçëm anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetarja, Fatmire Kollçaku.
Në takim mori pjesë edhe nënkryetarja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Klodiana Spahiu dhe anëtarët e tij.
Palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurimeve shoqërore, si dhe shkëmbimin e përvojave në përmirësimin e legjislacioneve të dy vendeve tona, shkruan ATSh.
Kreu i ISSH-së, Hado i njohu deputetët e Kosovës me skemat që po zbatohen, reformat që qeveria po ndërmerr për përmirësimin e shërbimeve, si dhe transformimin digjital të tyre.