Shqetësimet e biznesit shpalosen në takimin e OEMVP me VMRO-DPMNE. Tatimi solidar i dëmshëm për ekonominë

July 24, 2023
min lexim

Sot më 24.07.2023, në hapësirat e OEMVP-së, prezent ishte udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së në krye me z. Mickoski i cili u prit nga Kryetari i OEMVP-së z. Qyra, drejtori Ekzekutiv z. Zekiri dhe anëtarë të Кëshillit Drejtues.

Qëllimi i këtij takimi ishte të shtjellohen çështje të ndryshme ekonomike për sa i përket politik bërjes në vend, ku në fokus ishin iniciativat për reformat tatimore por edhe të tatimit solidar, iniciativë kjo e cila për momentin gjendet në kuvendin e RMV-së e që pritet të kalojë me procedurë të shpejtë.

OEMVP në këtë takim prezantoi komplikimet të cilat këto iniciativa e sidomos kjo e fundit sjell mbi ekonominë vendore duke i penalizuar kompanitë të cilat kanë realizuar fitim në vitin 2021, dhe atë në mënyrë retroaktive e cila gjithashtu është edhe kundër kushtetuese sipas nenit 52 paragrafit 4 të Kushtetutës së RMV-së.

Sipas analizave të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në bazë të asaj që është thënë nga përfaqësuesit e institucioneve bartës të këtij procesi, 76.4 milion euro të cilat do të inkasohen në arkën shtetërore, do të jenë barë për mbi 200 kompani vendore, e që mesatarisht ata do të duhet të paguajnë shtetit nga mbi 380 mijë euro. Këto mjete, sigurisht që janë pjesë e programeve të kompanive për investim, por Qeveria këto mjete ua merr duke u pamundësuar të realizojnë këto investime të cilat janë nga rëndësia esenciale sidomos në këtë periudhë post krizash, ku ekonomia jonë përballet me shumë probleme nga më të ndryshmet.

Ndër tjerash, u diskutua edhe mbi aspektin e ushtrimit të pushtetit lokal sidomos në prizmin e të bërit biznes, ku shumë kompani përballen me pengesa nga më të ndryshmet e sidomos ato të sektorit të ndërtimtarisë.

Gjithashtu, u bisedua edhe për mungesën e fuqisë punëtore, ku OEMVP prezantoi pikëpamjet e saja mbi eliminimin e problematikës së shpërnguljes të të rinjve, ku si pikë e parë duhet të jetë ulja e kontributeve të pagave me qëllim që të jemi më konkurrues me paga më të mëdha për fuqinë punëtore, si dhe rritja e kuotave të importimit të fuqisë punëtore në 15.000 punëtore në vit, ngase sektori i biznesit ka mungesa të konsiderueshme.

Konkurrenca jo lojale dhe ekonomia gri ishin tema tjera të cilat u shtjelluan, dhe se OEMVP potencoi që është partner me gjithkënd që lufton kundër këtyre dukurive të cilat po zbehin potencialin ekonomik të vendit tonë, por edhe ndikojnë fuqishëm në stimulimin e largimit të të rinjve nga vendi.

OEMVP si institucion i pavarur i themeluar nga biznesi për mbrojtje të interesave afariste në vend, vazhdon realizimin e takimeve të punës me akterët relevant të vendit, si pjesë e programit të saj për zhvillim dhe rritje ekonomike nëpërmjet ndihmesës së biznesit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prokuroria nis hetimet lidhur me shpërthimin në Pejë

Story i radhës

​Kryeministri bullgar: Duke qenë pjesë e NATO-s, Bullgaria nuk rrezikon të sulmohet nga Rusia

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë