Temperaturat e këtij dimri do të jenë favorizuese për kryefamiljarët e shqetësuar lidhur me kostot rekord të ngrohjes së shtëpive të tyre por edhe për politikëbërësit evropianë që kërkojnë të menaxhojnë energjinë elektrike për shkak të shkurtimeve në furnizimet me gaz rus.
Kjo pasi sinoptikanëve, Evropa do të përballet këtë dimër në përgjithësi me një mot më të ngrohtë se mesatarja.
“Ne e shohim këtë dimër më të ngrohtë se zakonisht,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus që nxjerr parashikimet sezonale për Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit me Distanca të Mesme (ECMëF).
“Megjithatë ka ende një shans të konsiderueshëm për një situatë bllokimi, e cila mund të çojë në temperatura të ftohta dhe erë të ulët mbi Evropë,” i tha ai AFP ndërsa shërbimi lëshoi një përditësim mujor të parashikimeve të tij.
“Ulja e temperaturave dukej më e mundshme në nëntor, por tani ka një probabilitet të madh të shpërthimit të një të ftohti në dhjetor,” tha Buontempo.
ECMëF parashikon kushtet e motit me të dhëna nga një sërë shërbimesh kombëtare të motit nëpër Evropë.
Parashikimet e tij bazohen në tregues të tillë si temperaturat e oqeanit dhe atmosferës, si dhe shpejtësinë e erës në stratosferë, por nuk kanë saktësinë e raporteve me rreze të shkurtër.