E vërteta është se gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare, por gjysmake dhe se kot zyrtarët e BDI-së lavdërohen për barabarësinë e gjuhës shqipe me maqedonishten. Themi kështu për shkak se në çdo nivel administrata shtetërore, gjuha maqedone është e plotë, zyrtare përballë gjuhës shqipe gjysmake e jo zyrtare. Se gjuha shqipe nuk është e bashkërenditur dhe e pavarur nga maqedonishtja, por e nënrenditur dhe e varur nga maqedonishtja, kjo vërehet, shihet e preket kryekëput në çdo ministri:
– Në Ministrinë e Drejtësisë, gjuha maqedone është plotësisht 100% zyrtare, kurse gjuha shqipe askund;
– Në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjuha maqedone është plotësisht, 100% zyrtare, përveç dokumenteve identifikuese të certifikatave të datëlindjeve, letërnjoftimeve, pasaportave, kurorëzimeve, për maqedonasit 100% janë në gjuhën maqedonase, gjersa identifikimet e këtyre dokumenteve për shqiptarët janë dy gjuhëshe, maqedonisht e më pas shqip, pra 100% i zyrtarizimit të shqipes ndahet mëdysh: 50% maqedonisht dhe 50% shqip.
– Në Ministrinë e Mbrojtjes mos të diskutojmë ku çdo gjë është në gjuhën maqedonishte e asgjë në gjuhën shqipe
-Në Ministrinë e Shëndetësisë, recetat, udhëzimet, vërtetimet, raportet diagnostike qind për qind maqedonisht e askund shqip;
-Në Ministrinë e Arsimit çdo dokument: dëftesat, diplomat, shkrimi i njësive mësimore, ditari elektronik, libri i amzës për maqedonasit shkruhen qind për qind në gjuhën maqedone, kurse për arsimtarët shqiptarë në shkollat fillore, të mesme dhe universitare nuk vlen një gjuhësia e shqipes, por dygjuhësia, në fillim maqedonisht (50%), pastaj shqip (50%), arsimtarët shqiptarë bëjnë punë të dyfishtë, të njëjtën e shkruajnë dy herë, një herë maqedonisht, herën tjetër shqip, mos të bisedojmë për ditarët elektronik në shkollat fillore dhe të mesme ku kryekëput e qind për qind janë vetëm në gjuhën maqedonase.
– Mos t’i përmendim dhe prefekturat shqiptare ku administratorët nuk guxojnë të shkruajnë vetëm në gjuhën shqipe, por janë të detyruar të përziejnë edhe me maqedonishten në formën e të shkruarit shpricer.
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO