“Shpresoj që të sëmureni me kancer”, pretendohet se i ka thënë Cameron Diaz stafit të revistës që i publikon foton me Justin Timberlake.
Themeluesi i “Rolling Stone”, Jann Wenner, i cili gjithashtu zotëron Us Weekly, tha se një nga fotot më të hershme që publikoi revista e tij ishte e një aktoreje duke u puthur me këngëtarin në një dërrasë sërfi.
Wenner nuk e përmend me emër Diaz, por nënkupton se i referohet aktores së “Charlie’s Angels”, pasi ajo u fotografua duke u puthur me Timberlake ndërsa të dy pushonin në Hawaii në vitin 2006.
Ai thotë se përballja me të ishte e pakëndshme, duke pretenduar se madje aktorja i tha njërit prej pjesëtarëve të revistës në atë kohë:“Shpresoj që të sëmureni me kancer”.
50 vjeçarja Diaz dhe këngëtari ishin çift i listës A të Hollivudit. Ata u takuan për herë të parë në 2003 në Nickelodeon Kids’ Choice Aëards kur aktorja i dha Timberlake çmimin “Best Burp”.
Të dy u pëlqyen dhe nisën një lidhje, por u ndnë në fillim të vitit 2007. Timberlake u martua me Biel në vitin 2012 dhe kanë dy fëmijë: djemtë Silas, 7, dhe Phineas, 2 vjeç.
Ndërkohë, Diaz i tha “Po” kitaristit të Good Charlotte, Benji Madden në vitin 2015. Të dy mirëpritën në jetë vajzën, Raddix, nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor 2019.