Shprehitë të cilave njeriu më i pasur u detyrohet suksesit dhe miliardave: Ai nuk mund të punojë pa këtë rregull

min lexim

Elon Musk ka një rutinë shumë të zakonshme, shprehitë dhe ushqimin të cilat secili nga ne mund t’i aplikojë

Njeriu i cili zë vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur, me 260 miliardë dollarë, ka rregulla të posaçme të cilave u përmbahet saktësisht.

Në një paraqitje si mysafir në një podcast, Musk zbuloi se “është e vështirë për të të qëndrojë në formë, sepse ai po plaket gjithnjë e më shumë”.

Ka shpjeguar që problemin më të madh e ka për shkak se është një gurman dhe posaçërisht sepse nuk është një adhurues i madh i aktiviteteve fizike dhe i trajnimeve intensive. Megjithatë, përpiqet, andaj një kohë ka ushtruar karate, tekwondo, xhudo.

Sido që të jetë, miliarderi më shumë kohë kalon në shirit vrapues dhe në pesha.

“Të jem plotësisht i sinqertë, fare nuk do të kisha ushtruar po të kisha mundur. Më me dëshirë do të haja një ushqim të shijshëm dhe të jetoja më pak”, ka thënë ai.

Musk ka shpjeguar që është i vetëdijshëm sa është me rëndësi të mbahet pesha, andaj kafjallin kurrë nuk e kalon. Kryesisht ha omëletë, por e adhuron skarën. Parapëlqen kuzhinën franceze dhe atë gjermane, ndërsa ëmbëlsira që më së shumti e tundon është tosti kërcëllues me kanellë.

Musk nuk mundet pa një shprehi – gjumin. Njeriu më i pasur fle çdo natë gjashtë deri në gjashtë orë e gjysmë, që është pak më pak se rekomandimi i mjekëve që duhet të flemë shtatë deri në nëntë orë.

– Fjetja është e mrekullueshme. Jam shumë i mërzitur nëse nuk fle mjaftueshëm. Mund të rrija zgjuar më gjatë, por më pas do të punoja më pak, sepse mungesa e gjumit ndikon në fokusin tim – shpjegoi miliarderi, i cili nuk ha dy deri në tre orë para se të flejë, por as nuk pi alkool kurrë. Siç thotë ai, mbron cilësinë e gjumit dhe shëndetin.

Përveç të gjitha, Musk provoi edhe agjërimin me ndërprerje. Ai pranoi se një pjesë të formës së tij ia detyron një injeksioni të diabetit që përdoret si formë e kontrollit të peshës për të rriturit që luftojnë me obezitetin dhe diabetin e tipit 2.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Albini nuk njeh dorëzim, Vuçiqi vajton e opozita sulmon!

Story i radhës

A do të ketë “sherre” mes garuesve të Primareve? Këlliçi: Do t’i shtrëngoj dorën fituesit dhe do të punoj për të

Të fundit nga