Shporta minimale e konsumatorëve për muajin nëntor ishte 51.714 denarë
Është 200 denarë më shumë në krahasim me muajin tetor, dhe 1.490 denarë më shumë se shtatori.
Sipas llogaritjes së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, për ushqim në muajin nëntor nevojiteshin minimum 19.518 denarë, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 12.983 denarë.
Mjetet e mbetura, gjegjësisht 3.668 denarë janë minimalisht të nevojshme për transport, 2.986 denarë për higjienë dhe 2.250 denarë për veshje ose këpucë.
Për kulturën mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore qytetarët shpenzojnë vetëm 799 denarë.
Nga LSM më herë kanë njoftuar se vlera e shportës minimale të sindikatës për një vit është rritur për 16.940 denarë.