8
Shkup, 26 dhjetor – Në kulmin e dëshpërimit dhe zhgënjimit, vështirësive në përballje me krizën e shumëfishtë në vend është marrë një vendim nga Ministria e Ekonomisë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmon xhepat e qytetarëve, duke ulur çmimet e shumë produkteve. Përderisa xhepat e qytetarëve janë bosh, arkat e pronarëve të marketeve nuk dinë të thonë mjaftë, e për këtë Inspektorati i Tregut ka zbarkuar në terren për të inspektuar secilin market që nuk zbaton vendimin e Ministrisë së Ekonomisë për uljen e çmimeve. Ekipet e Inspektoratit kanë paralajmëruar që do të ndëshkojnë pa kurrfarë kompromisi, e pronarët e marketeve duhet të mbushen me mend që nuk fitohet në mënyrë të padrejtë në kurriz të qytetarëve, dhe kur mundohen të fitojnë shumë ngelin pa hiç. Tani në këtë fazë të zbatimit qytetarët duhet të jenë sy hapur dhe të raportojnë çdo gjë që shkon kundër vendimit për marzhën e shumë produkteve ushqimore, shkruan Zhurnal.
Masa ndëshkuese për ata që nuk zbatojnë vendimin për shportën e Vitit të Ri –
Institucionet janë zotuar se që nga sot do të nisin të reagojnë lidhur me cmimet nëpër markete, që sipas Kryeministrit Mickoski, disa produkte janë rritur për 25%.
Nëse tregtarët vazhdojnë me këtë qasje, reagimi do të jetë më I madh në periudhën që vjen – paralajmëroi Mickoski. Ai nuk zbuloi se cfarë masash do të ndërmerren duke siguruar se qytetarët do të jenë dëshmitarë të këtyre veprimeve.
“Kemi biseduar me të gjithë pronarët e supermarketeve të mëdhenj, kanë qenë në një event në Qeveri dhe e kemi lënë në mirëbesim, këtu, që të mos jemi me një qasje që do të nënkuptonte kufizimin e çmimeve, për të cilën ata thanë se ishte e papëlqyeshme dhe ne donim. për t’i dëgjuar, po diskutohet dhe do të miratohet një zgjidhje e përbashkët e cila do të pranohet dhe kjo ndodhi. Fakti që disa prej tyre përdorin marifete është tjetër çështje dhe për këtë do të ketë procedura të duhura” – tha Mickoski.
Durmishi: Nëse tregtarët nuk i ulin çmimet e produkteve bazë, do të kufizojmë marzhën e fitimit
“Nëse tregtarët nuk tregojnë përgjegjësi më të madhe sociale dhe nuk ulin çmimet e produkteve bazë që nuk janë në shportën e Vitit të Ri, do të vendosim masa më të rrepta si kufizimi i marzheve të fitimit dhe çmimeve”, tha sot ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.
Siç theksoi ai në konferencën e sotme për shtyp, ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren dhe po analizojnë se si kanë lëvizur çmimet në tre muajt e fundit. Ai tha se për dy deri në tre ditë do të përfundojnë analizat dhe më pas do të vendoset nëse do të merren masa më rigoroze. Durmishi u bëri thirrje tregtarëve që në këtë sezon festash të korrigjojnë çmimet e produkteve më të nevojshme.
Qytetarët duhet të ndihmohen edhe me përgjysmim e faturave elektrike apo me vauçer për ngrohje –
Kur analizojmë në detaje atë që ofron kjo masë nuk është ndihmë e realt dhe e mjaftueshme për qytetarët. Sqarojmë është e nevojshme për nuk përmbush nevojat tjera bazike të qytetarëve. Sepse, gjëja kryesore për të cilën brengosen qytetarët gjatë këtij sezoni të ftohtë është nxehja e amvisërive të tyre.
Përkundër ditëve festive, ne përkujtojmë se kjo ulje e çmimeve kursen xhepat e qytetarëve, por sërish është e pamjaftueshme karshi shpenzimeve tjera të larta. Pra, për një natë feste në ndërrimin e moteve nuk duhet të mbulohen vështirësitë tjera të përditshme.
Prandaj, qeveria më saktësisht Ministria e Ekonomisë duhet të ndërmarrë edhe masa të tjera përmes të cilëve mund t’ia lehtësojnë edhe më shumë qytetarëve këtë periudhë dimërore. Alternativa të tilla ka me bollëk, bie fjala mund të shpërndajnë vauçere të posaçme për blerje të drunjve, apo edhe përgjysmim të faturave elektrike. Kjo gjë mbase ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarët. Dhe, kjo ndihmë është më e prekshme.
Nuk duhet të harrojmë, që shporta minimale sindikale tashmë ka kaluar 1 mijë euro në muaj për një familje katër anëtaresh, derisa paga minimale ka stagnuar në vend. Kjo ndikon dukshëm në thellimin e diskrepancës mes të ardhurave dhe shpenzimeve, me çka e bënë edhe më të vështirë mbijetesën në këtë vend. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk