shpopullimi ne shqiperi nuk eshte trend europian luciano boci pasoje e deshtimit te qeverisjes 69fa467965708

“Shpopullimi në Shqipëri nuk është trend europian”, Luçiano Boçi: Pasojë e dështimit të qeverisjes

May 5, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, deklaroi nga Vlora se shpopullimi masiv në Shqipëri nuk është një fenomen normal europian, por pasojë direkte e mungesës së përfaqësimit dhe shërbimeve.

Duke kundërshtuar argumentin e dhënë nga Arbjan Mazniku, Boçi tha se krahasimi me vende si Zvicra është i gabuar.

“Në Zvicër njerëzit lëvizin drejt mundësive më të mira. Në Shqipëri largohen nga mungesa e mundësive. Kjo nuk është zgjedhje, është detyrim,” u shpreh ai.

Sipas Boçit, të dhënat tregojnë se Shqipëria po humb popullsi në ritme alarmante, të krahasueshme me vende në konflikt, ndërsa raportet ndërkombëtare e lidhin këtë fenomen me mungesën e shërbimeve dhe përfaqësimit lokal.

Ai akuzoi qeverinë për dobësim të pushtetit vendor përmes ligjeve sektoriale, duke theksuar se nuk ekziston një kërkesë nga BE për “përafrim me acquis” në këtë fushë.

“Nuk ka një kusht të tillë nga BE. Problemi ynë është se ligji organik i pushtetit vendor po dëmtohet vazhdimisht nga ndërhyrjet e qeverisë,” deklaroi Boçi.

Në fjalën e tij, ai propozoi një model të ri financiar për bashkitë, duke kërkuar që 14% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i kalojë pushtetit vendor si bazë për autonominë financiare.

Boçi solli si shembuj pozitivë bashkitë e vogla si Finiqi dhe Konispoli, duke theksuar se ato kanë treguar se decentralizimi funksionon kur u jepen mjetet e duhura.

Ai u ndal edhe te situata konkrete në Vlorë, duke evidentuar problemet bazë të shërbimeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ministri britanik i mbrojtjes vjen ne kosove takohet me komandantin e kfor it 69fa460b09cc1
Lajmi i mëparshëm

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

kievi kritikon egjiptin per pranimin e grurit te vjedhur nga ukraina me transport rus 69fa46be5e409
Lajmi i radhës

Kievi kritikon Egjiptin për pranimin e grurit të vjedhur nga Ukraina me transport rus

Të fundit nga

ShkoLartë