ministri britanik i mbrojtjes vjen ne kosove takohet me komandantin e kfor it 69fa460b09cc1

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

May 5, 2026
1 minut lexim

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të ditur se në Kosovë ka ardhur ministri britanik i mbrojtjes, Lord Vernon Coaker.

Hargreaves bëri të ditur se ai është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash me të cilin kanë disktuar situatën aktuale të sigurisë.

Sonte mirëpritëm në Kosovë Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker. Këtë mbrëmje ai u takua me Komandantin e misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, dhe Gjeneral Brigade Schulte-Borghoff, Drejtor i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s”.

“Lord Coaker riafirmoi angazhimin ndaj KFOR-it të NATO-s. Ata diskutuan situatën aktuale të sigurisë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë, si dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për paqen dhe sigurinë në rajon”, shkroi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani forcat e armatosura nuk kane kryer sulme ndaj emirateve te bashkuara arabe 69fa452a3ab32
Lajmi i mëparshëm

Irani: Forcat e armatosura nuk kanë kryer sulme ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

shpopullimi ne shqiperi nuk eshte trend europian luciano boci pasoje e deshtimit te qeverisjes 69fa467965708
Lajmi i radhës

“Shpopullimi në Shqipëri nuk është trend europian”, Luçiano Boçi: Pasojë e dështimit të qeverisjes

Të fundit nga

ShkoLartë