Shpërthimi në Stamboll, MPJ me njoftim: Deri tani nuk ka qytetarë që ka kërkuar ndihmë

1 minut lexim

Shkup/Stamboll, 13 Nëntor – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se e ndjek situatën pas shpërthimit të fundit në Stamboll.

 

“Konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vendosur në gjendje emergjence. Ju njoftojmë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë qytetar nga ana jonë që kanë kërkuar ndihmë”, thonë nga MPJ e RMV-së.

Në të njëjtën kohë, nga MPJ bëjnë me dije se në rast nevoje të mundshme për ndihmë, qytetarët tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit:

+905456149777 në Stamboll dhe
+38975273732 në Shkup.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

​Dua Lipa nuk do të performojë në ceremoninë e hapjes së Katarit 2022

Story i radhës

Gruaja e Ramosit nuk i lë vend imagjinatës

Të fundit nga