Shpërthime të fuqishme në Kiev

June 5, 2022
1 minut lexim

Për herë të parë në disa javë, shpërthime tronditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës, thanë zyrtarët ukrainas.

“Disa shpërthime në lagjet Darnytskyi dhe Dniprovskyi të kryeqytetit,” postoi kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko në Telegram më 5 qershor, duke shtuar se punonjësit e shpëtimit ishin në vendngjarje.

Klitschko tha se një person ishte plagosur, por nuk ishte raportuar për viktima.

Shkaku i shpërthimeve nuk është specifikuar.

Megjithëse sirenat e sulmit ajror dëgjohen rregullisht në qytet, nuk ka pasur sulme atje në javët e fundit, që kur Rusia tërhoqi forcat e saj nga zona për të përqendruar përpjekjet e saj ushtarake në rajonin lindor të Donbasit dhe Ukrainën juglindore.

Ndërkohë, luftimet intensive vazhduan në qytetin lindor të Severodonjeck, në rajonin e Luhansk.

Forcat ukrainase më 4 qershor raportuan se kishin rimarrë disa pjesë të qytetit që ishin kontrolluar nga Rusia.

Në rajonin fqinj Donetsk, luftimet e ashpra vazhduan gjithashtu me disa raketa që goditën qytetin Donjeck në fund të 4 qershorit.

Në rajonin jugor të Ukrainës Odesa, një raketë goditi një njësi magazinimi bujqësor, duke plagosur dy persona në mëngjesin e 4 qershorit, shkroi zëdhënësi i administratës rajonale në Telegram./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti në Shkup, BDI sot shënon 20 vjetorin

Story i radhës

Punonjësit po refuzojnë ta lanë pas punën në distancë

Të fundit nga

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë