Reuters raporton se tymi po ngrihet pasi u dëgjuan shpërthime në qytetin perëndimor të Lvivit.
Agjencia e lajmeve citon një dëshmitar, përcjell Bota sot.
Këshilli dhe guvernatori i qytetit, shtuan se janë dëgjuar tri shpërthime, në një kullë komunikimi që thuhet se ishte objektivi.
Pamje nga Lvivi
Lviv, i cili është afër kufirit me Poloninë, ka qenë relativisht i sigurt nga sulmet ruse dhe ka qenë vendi ku ata nga perëndimi i vendit kanë ikur për të shpëtuar./Botasot