Shpërthim skandaloz para Vuçiqit, Simo Spasiq ofendon Lajçakun

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, është takuar dje në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa teksa po dilte nga godina e Presidencës serbe, Lajçak u ofendua nga Simo Spasiqi para presidentit.

“NATO është fashiste, Kosova nuk është shtet”, ka bërtitur ish-kryetari i Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur, Simo Spasiq, ndërsa Vuçiq e përcolli Lajçakun para ndërtesës së Presidencës.

Në një moment, Vuçiq u kthye nga Spasiqi dhe i tregoi me dorën në drejtim të tij teksa fliste me Lajçakun.

Ndryshe, Lajçak më herët ka deklaruar se ka pasur një bisedë “përmbajtësore” me Vuçiqin dhe ndër të tjera është biseduar edhe për takimin e radhës në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë në shtator.

“Një bisedë kuptimplotë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialog”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X. ish-Twitter.

Kujtojmë se më herët të hënën, Miroslav Lajçak ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Story i mëparshëm

​“Sifted”: Shqipëria, perla e fshehur e Evropës për nomadët digjitalë

Story i radhës

Si të kurseni nga rroga çdo muaj?

Të fundit nga