Shpërthim në Melitopol të kontrolluar nga Rusia

1 minut lexim

Një makinë bombë shpërtheu në qytetin ukrainas të qytetit Melitopol të kontrolluar nga Rusia të hënën, duke plagosur disa persona.

Rusia pretendoi se kjo ishte vepër e “diversantëve ukrainas”, por nuk dha asnjë provë për të vërtetuar këtë pretendim, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

“Më 30 maj, raportohet se ka ndodhur një shpërthim në qendër të Melitopolit pranë një ndërtese banimi në kohën e shpërndarjes së ndihmës humanitare, e cila u organizua nga diversantët ukrainas”, tha komiteti hetues rus.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e shpërthimit janë plagosur tre persona.

Kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov gjithashtu raportoi shpërthimin, duke shtuar se ai ndodhi pranë një ndërtese që i përket kreut të administratës së emëruar nga Rusia.

Ai tha se ishte e mundur që shpërthimi ishte vepër e rezistencës lokale pasi banorët e qytetit vazhduan të protestojnë kundër pushtimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raundi i fundit i sanksioneve të BE-së përfshin ndalimin e 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022

Story i radhës

Bjellorusia do të kryejë stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën

Të fundit nga