shperthim ne katin e dyte te nje pallati ne porcelan 69f6fab61554d

Shpërthim në katin e dytë të një pallati në Porcelan

May 3, 2026
1 minut lexim

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porcelani, ku shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në katin e dytë të një pallati.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Zhurma e fortë ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat, si dhe për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse të përdorur.

Paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur tritol, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të mundshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emerimet e kurtit gazmend halilaj nuk ka ndalim te prere per emerime por ka dilema politike 69f6fa4a9cff4
Lajmi i mëparshëm

Emërimet e Kurtit/ Gazmend Halilaj: Nuk ka ndalim të prerë për emërime, por ka dilema politike

zelensky njofton reforma ne ushtrine e ukraines 69f6faff900fa
Lajmi i radhës

Zelensky njofton reforma në ushtrinë e Ukrainës

Të fundit nga

Nis aplikimi për vaksinim falas kundër gripit

Qytetarët nga grupet e rrezikuara mund të aplikojnë për vaksinim falas kundër gripit sezonal, pasi është aktivizuar ueb-faqja vakcinacija.mk, njofton Ministria e Shëndetësisë. Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin online, përmes të
ShkoLartë