Shpërthim me eksploziv në godinën e vllazërisë masonike të Athinës

July 13, 2023
1 minut lexim

Një bombë artizanale ka shpërthyer në orën 06: 10 sipas orës lokale në godinën e vllazërisë masonikë të Athinës në rrugën Aharnon në qendër të kryeqytetit helen.

Sipas burimeve policore, ka qenë një telefonatë anonime cila vuri në alarm policinë.  Sipas personit që telefonoi, një mekanizëm shpërthyes ishte vendosur në godinë dhe do të shpërthente nga momenti në moment.

Menjëherë godina u rrethua dhe pak minuta më vonë u dëgjua një shpërthim i cili shkaktoi dëme të lehta materiale.

Në zonë ndodhen forca të shumta policie . Ende nuk dihen arsyet e sulmit ndaj vllazërisë masonike.

Pak vite më parë vllazëria u përfshi nga një skandal ekonomik ndërsa disa prej krerëve të saj u arrestuan dhe kryetari ende mbahet në burg me një dënim shumëvjeçar për vjedhje të fondeve të kësaj vllazërie.

Porta masonike e athinë është një prej godinave më misterioze të kryeqytetit helen. Dyshohet se anëtarë të vllazërisë misterioze janë shumë prej eksponentëve të njohur të jetës politike dhe ekonomike të vendit.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kumanovarja i ka lënë tre fëmijët e saj dhe nuk është kthyer

Story i radhës

“Hollywood nuk është për mua…”, Tom Holland bën deklaratën e papritur gjatë intervistës!

Të fundit nga

ShkoLartë