Shpërthen në flakë një automjet në ecje në aksin Fier-Vlorë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00.
Automjeti tip “Volkswagen” me drejtues R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi drejtuesi arriti të braktisë makinën para shpërthimit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.