Shpërndarës droge në Gjirokastër/ Policisë iu prezantua si efektiv Forcave Komando, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar, që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të paketuara në qesë të vogla është arrestuar në Gjirokastër.

Policia njofton se në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit fizik, shtetasit me iniciale E.K. iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, 29-vjeçari ka gënjyer policët, duke u prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë.

Lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 dokument identifikimi i Forcave Komando, 1 automjet dhe 1 aparat celular u sekuestruar për t’u përdorur si provë materiale, ndërsa i dyshuari do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Liverpooli pranë goditjes së parë, shumë afër transferimit të yllit kolumbian

Story i radhës

Trajtimi i qenve endacakë, komuna e Prishtinës formon grup punues për gjetjen e strategjisë kornizë

Të fundit nga