shperblimi per edin 627d8d7d57453

Shpërblimi për Edin!

May 12, 2022
1 minut lexim

A di shqiptari i politikës së Edi Ramës më keq të bëjë se sa kur s’do dhe s’di me e dashtë vetëveten dhe popullin e vetë? Kur ky nuk do me u solidarizuar me viktimën? Kur ky nuk do me e nda dhembjen me të përvuajurin? Dhe pastaj, shkel dhe rrëshqet në gjakun e viktimave boshnjake dhe shqiptare!

Kush mbyll sytë përpara gjenocidit serbosllav, ai nuk ka sy!

Kush hesht përpara krimeve serbosllave nuk meriton të quhet njeri normal!

E keqja po na përcillet me të keqen, pasi që këtu, dikush me një çelës po mundohet të mbyll disa dyer të së ardhmes ndërshqiptare!

Kjo sharrë e ndryshkët po sharritë ardhmërinë tonë! Shikoni duelet e gladiatorëve në parlamentet tona! Kjo është pasqyra e vërtetë e menalitetit tonë të përgazt, thuaja se shtazarak.

Përderisa s’arrijmë me e dashtë vetëveten, do jemi të urryer edhe nga të tjerët, sepse askush s’mundet me të dashtë ty, kur ti nuk di me e dashtë vetëveten! Ne jemi shembulli më i keq në këtë mes! Absurde që s’ke me të sepse nga këtu fillojnë të metat tona mbarëshqiptare.

Fundi i “flamurtarit” Edi Rama është i dhimbshëm….sepse së shpejti do i humbet rruga edhe në oborrin e serbit, atëherë kur këta kriminelët e ballkanit do e shpërblejnë këtë “shqiptar t’madh”!

Kështu përfundojnë tradhëtarët e shqiptarisë, me buste dhe emra rrugësh nëpër rrugët Beogradit! Diqka e zymtë, e pakapshme edhe për shumicën e atyre që shpresojnë në teoritë konspirative se ndoshta këto sjellje në parlamentin shqiptarë, janë në vijën e ndonjë programi paraprak me jashtëtoksorët për të mirën tonë! 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

termet ne firence te italise 627d8d7836adb
Story i mëparshëm

Tërmet në Firence të Italisë

ngjarjet e dates 13 maj 627d94af84e77
Story i radhës

​Ngjarjet e datës 13 maj

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë
ShkoLartë