Shpallet në kërkim këngëtari i njohur, akuza që rëndon mbi të

min lexim

Këngëtari Ricky Martin ka mohuar akuzat për dhunë, por ndaj tij, është lëshuar një urdhër ndalimi, i firmosur të premten pasi autoritetet morën një ankesë nga një burrë. Sipas gazetës portorikane El Vocero, personi në fjalë kishte qenë në një lidhje për 7 muaj me këngëtarin para se të ndaheshin.

Gjatë fundjavës u zbulua se Ricky Martin po përballet me një padi për dhunë në familje në Puerto Rico, e cila përfshin edhe një urdhër mbrojtje ndaj këngëtarit të konfirmuar nga policia.

Urdhri i gjykatës është lëshuar nga gjyqtarja Raiza Cajigas Campbell, e Gjykatës së Shkallës së Parë të San Juan, pas një kërkese “ex parte”. Lajmin e konfirmoi edhe Policia.

Ndonëse, siç është rasti sipas Ligjit për Parandalimin dhe Ndërhyrjen me Dhunën në Familje, autoritetet nuk mund të zbulojnë emrin e palës kërkuese, media El Vocero raportoi se do të ishte një person me të cilin Martin kishte lidhje 7 muajsh, të cilët ishte përpjekur qw t’i jepte fund kundër vullnetit të këngëtarit.

Personi ka frikë për sigurinë e tij”. Ndërkohë, këngëtari është shprehur se urdhri bazohej në akuza “plotësisht të rreme” dhe ai u zotua se do të përballet me fakte dhe do shpallet i pafajshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shorti i vuri përballë Ukrainës e Holandës, flet trajneri i Kosovës në futsall: Kemi një superfuqi grup

Story i radhës

Kritikët i kërkojnë Johnsonit të largohet menjëherë nga detyra e kryeministrit të Britanisë

Të fundit nga