Shotani: I kemi pasur parasysh vlerat e Ballkanit

min lexim

Drenica dhe Ballkani kanë ndarë pikët në duelin e xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Dueli në stadiumin “Bajram Aliu” ka përfunduar me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se ishte motiv shtesë për t’u përballur me Ballkanin.

Ai ka theksuar se barazimi ishte rezultat real i kësaj ndeshje.

“Duke pasur parasysh që skuadra e Ballkanit po na bën krenarë të gjithëve në Kosovë, ka qenë motiv shtesë. I kemi pasur parasysh vlerat e Ballkanit dhe i kemi marrë të gjitha masat. Jemi munduar t’ia dalim me kundërsulme. Patëm telashe në pjesën e parë dhe kundërshtari kishte shumë krosime dhe na krijoi telashe”, ka theksuar Shotani.

“Në pjesën e dytë shënuam një gol dhe patëm disa kundërsulme tjera. Qëllimi ynë ishte që mos të pranojmë gol. Por duke pasur parasysh cilësinë që ka Ballkani, pësuam një gol të lehtë. Mendoj që 1:1 është rezultat real”, ka shtuar trajneri i Drenicës.

Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë, ndërsa Drenica ka 12 sosh në pozitën e gjashtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Suzana Ujkiq shënon 5 gola për fitoren e ekipit Yutz në Francë

Story i radhës

Hakerët rusë sulmojë faqet e internetit të institucioneve bullgare

Të fundit nga