Shoferët privatë pasi nuk po arrijnë te Arsovska, duan të takojnë kryeministrin Kovaçevski

Shkup, 9 dhjetor – Transportuesit privatë të autobusëve i kanë dorëzuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski kërkesë për takim me qëllim të zgjidhjes së problemit me pagesën e borxhit që e kërkojnë nga Qyteti i Shkupit dhe NQP-ja. Për këtë kanë pesë ditë që po protestojnë me bllokada në kryeqytet, theksoi në një deklaratë për MIA-n, Qemal Muriq nga “Slloboda prevoz”.

 

“Ju drejtohemi dhe ju lusim që të gjeni kohë për të na pritur në bisedë me rastin e gjendjes aktuale në transportin publik urban në Qytetin e Shkupit, ku për fat të keq institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës sonë (NQP dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit) nuk na pranojnë në takim. Prandaj, ne besojmë se nevojitet ndihmë nga autoriteti më i lartë, si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kërkojmë që të na pranoni”, thuhet në kërkesën e kompanive private drejtuar kryeministrit.

Pas katër ditësh bllokada të plota në tri pika kyçe të qarkullimit në kryeqytet, në orën 10 të mëngjesit, filloi zhvendosja e autobusëve të transportuesve nga udhëkryqi pranë QT “Mavrovasja” dhe Kryqit të Kuq dhe tani protesta po zhvillohet në bulevarsin “Ilinden” afër Qytetit të Shkupit. Bllokada e dy të tretave të transportuesve është zhvendosur para Qytetit të Shkupit, ku janë bllokuar korsitë në bulevardin “Ilinden” në shtrirjen nga Shatërvani deri te udhëkryqi për në SPQ “8 Shtatori”.

Transportuesit privatë të autobusëve të “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres” kërkojnë nga Qyteti i Shkupit që ta shlyejë borxhin prej më shumë se mbi 90 milionë denarëve, pasi siç thonë ata nuk kanë mjete për funksionim të mëtutjeshëm.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Shkakton zemërim

Story i radhës

Njerëzit që shkojnë në shtrat vonë kanë rrezik të shtuar të sëmundjeve

Të fundit nga