Shmangni pagjumësinë pa ilaçe

February 18, 2022
1 minut lexim

Pagjumësia paraqet një problem të madh për shumë njerëz dhe mundet të na ngadalësojë në jetën e përditshme dhe në funksionimin ditor normal.

Shumë njerëz për të shmangur këtë gjë, përdorin ilaçe.

Kundër pagjumësisë duhet të filloni betejën disa orë para se të shkoni në shtrat.

Për fillim duhet të hani ushqim të pasur me substancën triptofan, me aminoacide që prodhojnë serotoninë, e serotonina ndihmon të futemi në gjumë.

Ushqimi i pasur me triptofan është mishi i pulës, gjeldetit dhe bananet. Nga ana tjetër, karbohidratet i ndihmojnë triptofanit që më lehtë të vjen deri në tru, kështu që me këto ushqime mund të konsumoni edhe një gotë qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë apo keksë.

Para gjumit shmangni shujtat e mëdha sepse ju nevojitet më shumë kohë të tretni gjithçka e kjo ju pengon një gjumë cilësor.

Ushqimi i erëzuar dhe shumë i ëmbël po ashtu nuk është ide e mirë. Kjo mundet t’jua irritojë stomakun, derisa sheqernat mund t’ju bëjnë hiperaktiv.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KPMD ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi për grupin “Lev Tahor”

Story i radhës

Stuhia Eunice në Angli: Pema gjigante shkulet nga vendi prej erërave të forta

Të fundit nga

ShkoLartë