Gjatë ditës së djeshme një tetovarë ka raportuar në polici se është mashtruar nga një shkupjan. 35-vjeçari ka raportuar se i janë marrë rreth 20 mijë denarë, pasi një person nga Shkupi ka marrë disa hard disqe, por të njëjtat nuk i ka paguar.
“Me datë 19.08.2022 në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 35 vjeçar nga Tetova ka raportuar se me datë 17.08.2022 është mashtruar nga një person nga Shkupi dhe i njëjti është dëmtuar për rreth 20.000 denarë”.
“Konkretisht, mashtrimi është kryer në atë mënyrë që personi përmes telefonit ka porositur shtatë hard disqe që kallëzuesi i kishte shpallur për shitje përmes një rrjeti social dhe pasi që paratë i janë dërguar nga një shofer taksie, personi nuk është përgjigjur në telefonin e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë