4
Shkup, 10 janar – Shkupi pas disa ditëve të kaluar mes 10 qyteteve më të ndotura në botë, sot në mëngjes shënon rënie në listë. Sipas tabelës në platformën për matjen e ndotjes së ajrit “Aj kju air”, në orën 9:15 kryeqyteti ndodhet në vendin e 57-të në botë.
Vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM paraqet 63 njësi në Shkup dhe është në kategorinë e shënuar me fushë tëv erdhë si nivel i matur i ndotjes.
Qytetet më të ndotura në nivel global janë Delhi në Indi, Kajro në Egjipt dhe Mumbai njejtë në Indi. Në Evropë, sot Bukureshti ka ajër më të ndotur dhe është në vendin e 16-të mee vlerë prej 134 njësive, shumë para Milanos në Itali, i cili është në vendin e 39-të (81) dhe Kievit në vendin e 41-të.
Në shtet, janë ulur vlerat e ndotjes së ajrit edhe në Strumicë. Në pajtim me të dhënat nga Sistemi shtetëror automatik monitorues për cilësi të ajrit ambiental (SSHAMCA) mbrëmë koncentrimet e mesme ditore të grimcave PM10 janë nën pragun e definuar të alarmimit prej 150 mg/m3, dhe episodit prej dy ditëve të njëpasnjëshme me tejkalim të alarmimit për PM10 është ndërprerë në Strumicë.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) këto ditë u bëri thirrje të gjitha instituciomeve kompetente, komunave dhe Qytetit të Shkupit, në mënyrë më intensive t’i kryejnë obligimet e veta në pajtim me “Planin e aksionit për sezonin ngrohës 2024-2025”, siç thekson “në kushte të koncentrimeve të rritura të grimcave të suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra dhe 2,5 mikrometra në metër kub dhe kushte të pavolitshme të motit që plotësisht kontribuojnë për rritje të ndotjes së ajrit ambiental”.
Ministria përkujton se Qeveria e ka miratuar Planin e aksionit para fillimit të sezonit ngrohës me propozim të MMJPH-së dhe se në të janë projektuar masa kategorike preventuese që do të mundësojnë reduktim të emetimeve nga sektorët e detektuar “që kanë kontribut më të madh në rritjen e emetimeve të grimcave të ngurta, e me atë edhe koncentrime të larta, që i terjkalojnë standardet e caktuara”. Në pajtim me Planin e aksionit, MMJPH-së përkujton se shërbimet inspektuese komunale duhet t’i përforcojnë mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese në terren për kontroll të Lejeve të integruara ekologjike B dhe elaborateve dhe kontroll më të përforcuar, dënime dhe vërejtje për djegie të vajit, plastikës dhe materieve të tjera të rrezikshme posaçërisht në servise dhe fabrika të vogla.
Lidhur me aktivitetet për përballje me ndotjen e ajrit në Shkup, sipas jane Dimeskit, aktivist ekologjik dhe këshilltar nga “Mundësia për Qendrën” në Komunën Qendër, institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërsa mungon edhe komunikimi mes shtetit, komunave dhe qytetarëve.
Dame Dimitrovski, këshilltar i kryeministrit për mjedis jetësor dhe klimë, tha se nevojiten dhjetë vite punë, projekte dhe investime dhe se tani do të ketë hapa përpara në betejën me ndotjen e ajrit nëse ajo ka filluar para një dekade.
Edhe prej fillimit të këtij viti Shkupi është në mesin e qyteteve më të ndotura në botë, ndërsa një ditë u gjend edhe në vendin e parë sipas ndotjes së ajrit.
BURIMI: zhurnal.mk